Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bllokimi i pulave me salmonelë, AKU refuzon të tregojë firmën që i porositi

2018/05/27 at 3:17 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Bllokimi i pulave me salmonelë, AKU refuzon të tregojë firmën që i porositi

Bllokimi i më shumë se 53 tonëve mish të kontaminuar ka ngritur jo pak shqetësim te popullsia mbi sigurinë e produkteve ushqimore që konsumojnë çdo ditë.


Kjo është e pesta sasi e identifikuar në më pak se pesë muaj të këtij viti, ndërsa vjet është kapur vetëm 1 e tillë. Bëhet fjalë për mish pule që vjen nga përtej oqeanit dhe sipas burimeve, përdoret nga firmat përpunuese të mishit. Gazeta u interesua në Drejtorinë e Doganave dhe pyeti edhe kreun e AKU-së, lidhur me firmën që kishte porositur ngarkesë, por të dyja këto institucione nuk pranuan të tregonin biznesin, duke e bërë edhe më të pamundur mbrojtjen e qytetarëve.

Kreu i AKU-së, të cilit gazeta i bëri edhe një intervistë për shkak të rritjes së rasteve të zbuluara, pyetjes se cilës kompani i përket sasia e bllokuar, iu shmang.

“Në këtë fazë ku ne jemi e kemi menaxhuar riskun 100 për qind. Nuk ka sens të thuhen emra kompanish dhe të përfshihemi në çështje që nuk është e jona, s’na takon. Është një luftë tregtare jo e shëndetshme. Teorikisht mund t’i ndodhë kujtdo. Hap nesër një kompani me 1 mijë lekë në QKR dhe porosit mish, i cili kur vjen këtu…”, tha kreu i AKU-së, Agim Ismaili.

 

Foto: Kreu i AKU

Në fakt, bëhet fjalë për mish me salmonelë, që infekton në masë popullsinë dhe që për fat të keq, sasitë e kapura po rriten. Ja çfarë thotë për gazetën kreu i AKU-së.

AKU ka identifikuar dhe bllokuar jo pak, por 53.1 tonë mish me salmonelë, destinuar për vendin tonë? Si është realizuar ky proces nga AKU?

Kjo ndërhyrje është në vazhdën e një standardi të ri kontrolli. Në 2014-ën, mbi bazën e një njoftimi nga autoritetet e Brazilit është cilësuar riskoz ushqimi që vjen nga shteti i tyre. Ata e bëjnë këtë pasi kanë interesin e tyre që të krijojnë besueshmëri në treg. Për të menaxhuar këtë risk, ka dalë një urdhër ministri, që thotë se ngarkesat e mishit të ardhur nga Brazili duhet të ekzaminohen me analiza shtesë. Në kuadër të saj, ne bëjmë analizat e çdo kontenieri që vjen. Duhet të theksojmë që të mos përhapim panik kot. Brazili është një treg i madh botëror për mishin. Ai është treg real, jo i sajuar për Shqipërinë. Në këtë kuadër kanë vijuar këto analiza shtesë.

Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme mishi të bllokuar. Si është kjo në raport me një vit më parë?

Vjet është gjetur një rast ngarkesë me mish të kontaminuar, kurse këtë vit janë identifikuar dhe bllokuar pesë raste. Unë nuk mendoj që rreziku ka ardhur duke u shtuar, por varet nga cilësia e kontrollit. Mekanizimi i kontrollit është i njëjtë, por duket të jetë më efikas.

A mund të themi se sasia e bllokuar ishte mall i destinuar posaçërisht për Shqipërinë?

Jo, kjo nuk ka lidhje. Ai është treg botëror. Jemi në proces verifikimi për të parë origjinën, nga ka shëtitur kontenieri me qëllim që nëse krijohen dyshime për veprim të qëllimshëm apo kriminal, sigurisht që do të ketë tjetër qasje. Por në këtë fazë ku ne jemi kemi menaxhuar riskun 100%. Nuk ka sens të themi emra kompanish, pasi përfshihemi në një çështje që nuk është e jona.

Në deklaratë nuk citohej për çfarë lloj mishi bëhej fjalë? Konsumatori besoj se duhet të informohet mbi masat që duhet të marrë…

Është mish pule. Por kjo nuk ka rëndësi. Megjithëse i kemi kushtuar shumë vëmendje çështjes së etiketimit dhe kontrolleve, në supermarkete mund të ketë edhe produkte pa etiketë. Janë shtuar dhe etiketime të reja për produktet me bazë luksi dhe është një proces që po adresohet siç duhet. Kemi shumë progres në këtë pikë, por patjetër që ka produkte të tilla ende në treg. Do t’u sugjeroja konsumatorëve që kurrsesi të mos blejnë pa etiketë dhe pa kupon tatimor. Në rast se çdo mall që blihet është me kupon, është lehtësisht i gjurmueshëm. Kur nuk ka kupon, është e sigurt që është i pasigurt e potencialisht edhe me risk. Vetëm fatura garanton që procesi ka ndodhur siç duhet.

Dëgjojmë prej vitesh “mish Brazili”, që shpesh është ai që shënjestrohet si mish me risk. Ka vende të tjera të ngjashme importi që përbëjnë rrezik për shqiptarët?

Shqipëria importon edhe nga Europa, Amerika Latine e shumë vende të tjera. Brazili është vend ndër më të fuqishmit në botë për eksportimin e mishit. E gjitha është çështje tregtare, çmimi, kërkesë-oferte etj. Unë do të thosha që shkalla e problemit nuk është në atë masë sa ç’është te besimi. Deklaroj me përgjegjësi se çdo kontenier që vjen ekzaminohet. Njerëzit të mos panikosen kot. Nga 178 kontenierë të ekzaminuar kanë dalë pesë problematikë për këtë vit, nga janari në maj.

Sa të sigurt janë konsumatorët mbi atë çka blejnë? A është AKU garanti jonë ushqimor?

Në Shqipëri ka stabilimente prodhimi, njësi tregtimi, flota transporti automjetesh për të garantuar ushqim të sigurt në të gjithë gjeografinë e Shqipërisë. Ndihmë në këtë aspekt japin edhe bizneset, të cilat janë në garë me njëri-tjetrin, me standardet, zgjerimin e klientelës dhe importet. Ata janë të detyruar të jenë korrektë për të mbijetuar në treg. Besojmë që dhe forca e kontrollit ka meritën e saj. Nuk përjashtohet mundë- sia që në treg të ketë edhe produkte e prodhues informalë problematikë, që e ndotin tregun dhe krijojnë edhe pasiguri. Jemi në luftë të përditshme me ta. Përditë ndëshkohen shkelës dhe shohim që ka përmirësime çdo ditë. Ka një qasje pozitive. Jemi mirëkuptuar shumë me opinionin publik e madje edhe me vetë kundravajtësit. / Panorama (Besarta Basha)

 



Ju sugjerojmë

Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Kryesore

Lapaj reagon ashpër ndaj Endri Shabanit: Mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

16 Korrik, 2025 6:00 pm
Reformë territoriale, Rama: Ndëshkim penal nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur
Kryesore

Reformë territoriale, Rama: Ndëshkim penal nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur

16 Korrik, 2025 5:24 pm
“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit
Aktualitet

“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit

16 Korrik, 2025 4:27 pm
Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike

16 Korrik, 2025 4:15 pm
Krimet zgjedhore/ Celibashi: Të caktohet në ligj bashkëpunimi me SPAK
Aktualitet

Krimet zgjedhore/ Celibashi: Të caktohet në ligj bashkëpunimi me SPAK

16 Korrik, 2025 3:52 pm
Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO
Aktualitet

Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO

16 Korrik, 2025 2:47 pm
Begaj firmos dekretin, liron nga detyra vajzën e Kadaresë
Aktualitet

Begaj firmos dekretin, liron nga detyra vajzën e Kadaresë

16 Korrik, 2025 2:39 pm
“Mësonte” turistët si të hidhnin mbeturinat në tokë,shoqërohet në polici Kozak Braçi
Aktualitet

“Mësonte” turistët si të hidhnin mbeturinat në tokë,shoqërohet në polici Kozak Braçi

16 Korrik, 2025 2:01 pm
Balla takim me ambasadorin e OSBE-së:Diskutuam mbi ecurinë e projektit e-Legislation
Aktualitet

Balla takim me ambasadorin e OSBE-së:Diskutuam mbi ecurinë e projektit e-Legislation

16 Korrik, 2025 1:43 pm
“Forbes”: Zgjidhni Shqipërinë për pushime! Ky bregdet po shndërrohet…
Aktualitet

“Forbes”: Zgjidhni Shqipërinë për pushime! Ky bregdet po shndërrohet…

16 Korrik, 2025 1:34 pm
Para
Kremi me 2 përbërës që ndihmon në zhdukjen e strijave në lëkurë

Kremi me 2 përbërës që ndihmon në zhdukjen e strijave në lëkurë

Shifrat/ Lulzim Basha triumfon në audiencë ndaj kryeministrit Rama

“Fatmir Xhafaj do të largohet”, qëndrimi i Bashës pas protestës

Vdekja e dy të rinjve në aksident, fjalët prekëse të shokut: Do na mungosh shumë vëlla

Vdekja e dy të rinjve në aksident, fjalët prekëse të shokut: Do na mungosh shumë vëlla
















TE FUNDIT

Lapaj reagon ashpër ndaj Endri Shabanit: Mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
16 Korrik, 2025

Kreu i Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi kandidati për deputet...

Lexo më shumë

Riaktivizohet zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës

Riaktivizohet zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës
16 Korrik, 2025

Është riaktivizuar sërish zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër, duke vënë në rrezik një sipërfaqe të gjerë me...

Lexo më shumë

Reformë territoriale, Rama: Ndëshkim penal nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur

Reformë territoriale, Rama: Ndëshkim penal nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur
16 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka vijuar me paralajmërimet lidhur me zënien e hapësirave publike në...

Lexo më shumë

Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për në Ukrainë

Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për në Ukrainë
16 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se disa raketa kundërajrore për sistemin mbrojtës, Patriot, janë tashmë rrugës për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com