Sport

Bllokimi i fluturimeve ajrore, Kombëtarja e Futsallit anulon ndeshjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:11 - 08/04/21 |
Opi Nion

Kombëtarja shqiptare e Futsallit nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022 me Ukrainën.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit në FSHFdhe shkak për këtë ndryshim të programit është bërë bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.

Njoftohet se Kombëtarja duhet të ishte nisur që mëngjesin e së enjtes drejt Ukrainës, por e ka pasur të pamundur.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë menjëherë në dijeni ndërkohë UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit.

Kujtojmë se ndeshja e eliminatoreve të Europianit 2022 ishte programuar për t’u luajtur më 11 prill 2021 në Zaporizhia./Opinion.al

Fshf

Pas