Aktualitet

Bllokimi i disa rrugëve në orën 7/Balliu:Protestuesit do vijnë më para,tubimi në Bulevard



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 05/12/22 |
Opi Nion

Kur na ndajnë vetëm disa orë nga protesta e thirrur nga opozita, por edhe nga mbajtja e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, shefi i organizimit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka treguar detaje nga kjo protestë.

Teksa ditën e nesërme vendi do të jetë nën masa të rrepta siguri për shkak të samitit, në një intervistë për “News 24”, Balliu u shpreh se protestuesit do të vijnë më parë se sa të nisë shtetrrethimi në kryeqytet, ndërsa shtoi se tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ndër të tjera, Balliu theksoi se do të respektohet çdo normë, përjashtuar rastet kur mund të ketë provokime.

“Protesta është nesër. Qytetarët do të vijnë më herët, edhe për shkak të sigurisë. Ne respektojmë protokollin e sigurisë që ka policia për liderët e BE, që të jenë të bindur se vend dhe popull më pro europianë se shqiptarët s’gjejnë në asnjë vend. Nuk jemi në shinat për të shkuar drejt asaj rruge. Ne do respektojmë çdo normë, por jo provokimet dhe ekzagjerimet. Jo do bllokosh Durrësin psh se është samiti në Tiranë. Justifikimi se është siguria e tyre dhe protesta duhet larguar, e thash; ata jnë një mijë euro më të sigurt se janë më të sigurt që ta bëjnë samitin në protestë se para Ramaçit dhe Vuçiçit. Protesta do të jetë në Bulevard. Do ketë podium, do të jenë të gjitha, rëndësia themelore është mesazhi. Ka rëndësi shumë se dëgjoj disa analistë që ose paguhen shumë, ose nuk marrin vesh nga e vërteta. Është sikur të mbyllet Neës se nuk do Rama. Nuk kemi vendosur se sa orë do protestojmë.”, tha Balliu./Opinion.al

Pas