Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bllokimi i akseve, Balluku: Probleme pati dhe në autostradën e Madridit

2021/02/15 at 8:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokimi i akseve, Balluku: Probleme pati dhe në autostradën e Madridit

Për kompanitë e mirëmbajtjes që kanë qenë përgjegjëse për menaxhimin e situatës në akset kombëtare të shtunën mbrëma kur vendi u përfshi nga një stuhi dimri, nuk ka pse te ketë penalitete.

Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në një intervistë në “ABC News”. Ministrja shtoi po ashtu se këto kompani dhe punonjësit e tyre e kanë bërë punën e tyre.

“Jo nuk do të ketë penalitet sepse kur kanë bërë detyrën e tyre. Të gjithë punëtorët i kam parë vetë që të punojnë në kushte ekstreme. Mbrëmë në Qafë Thanë kam parë sesi qëndronin në minus 12 gradë dhe kanë punuar gjithë natës për të hapur pjesët e bllokuara.”

Po ashtu, Balluku theksoi se situata të shtunën mbrëma ishte ekstreme, ndërsa shtoi se kushte të tilla meteorologjike nuk ishin parë në vendin tonë prej dekadash.

Sipas ministres, bllokime aksesh ka pasur në të gjithë botën. Balluku shtoi se situata në rrugë u përkeqësua nga erërat e forta që bënë që drejtuesit e mjeteve të mos kishin vizibiletet, ndërsa problem u bënë edhe automjetet e tonazhit të rëndë.

Duke iu referuar situatës së krijuar në aksin Lezhë-Milot, ministrja shprehet: “Ngjarje të njëjta kanë ndodhur në të gjithë botën, ku ka kaluar stuhia. Po ta shohësh karexhata nuk ka borë. Makinat pësuan aksidente. Kamioni u aksidentua. U munduam ta lëviznim. Ka ardhur një bllokim siç vjen edhe në ditët normale kur ndodh një aksident. Ka qenë një trafik i rënduar edhe për shkak të fundjavës.”

Por, pse nuk u morën masat paraprakisht kur prej ditësh dihej që vendi do përfshihej nga moti ekstrem?

Balluku shpjegon: “E kemi thënë vazhdimisht që pritet një mot ekstrem. Të mos kishte më lëvizje, kërkuam që të ndalohej kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë. Kemi dhënë një urdhër, kur nisi stuhia. Vizibiliteti i ulët, automjetet hapnin krahun, na bënë që të kërkonim ndalimin e automjeteve të tonazhit të rëndë.  Të premten priten temperatura ekstremisht të ulëta, në limite historike.”

Sipas Ballukut, ministria që ajo drejton, ARRSH dhe të gjitha organet e përfshira i kanë kryer që të gjitha detyrat.

“Në Milot-Lezhë, ka pasur edhe punëtorë që mundoheshin të pastronin te gomat ku mblidhej bora nga stuhia. Ne i kemi pasur të gjitha pajisjet në dispozicion. Edhe në Elbasan pati një bllokim. Qafë Thana, e Lushnje-Fier, në kontratë nuk ka as borëpastruese as kripë. Nëse u bllokua Lushnje- Fier e kuptojmë për çfarë situate po flasim dhe padyshim që Qafë Thana do bllokohet.” 

Ministrja theksoi edhe një herë se situata ishte e pazakontë ndërsa solli si shembull edhe bllokimin e autostradës në Madrid pas stuhisë, shembull i sjellë edhe nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme.

Etiketa: aksetbelinda ballukudeborerrugore

Ju sugjerojmë

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
Kryesore

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

24 Janar, 2026 1:26 pm
Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
Aktualitet

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA-qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e demonstratës

24 Janar, 2026 1:25 pm
Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari
Sport

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari

24 Janar, 2026 1:13 pm
Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur
Bota

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur

24 Janar, 2026 12:50 pm
Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës
Aktualitet

Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës

24 Janar, 2026 12:25 pm
Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj
Kronikë

Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj

24 Janar, 2026 12:24 pm
Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë
Kronikë

Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë

24 Janar, 2026 12:23 pm
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe
Bota

Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe

24 Janar, 2026 10:59 am
A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?
Bota

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?

24 Janar, 2026 9:56 am
Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026 9:53 am
Para
Rama: Nuk ka arsye për karantinë të dytë

Rama: Nuk ka arsye për karantinë të dytë

Kurti: Barazia duhet të jetë pika fillestare e bisedimeve me Serbinë

Kurti: Barazia duhet të jetë pika fillestare e bisedimeve me Serbinë

Blinken: Marrëveshja Kosovë-Serbi kërkon gatishmëri për kompromis

Blinken: Marrëveshja Kosovë-Serbi kërkon gatishmëri për kompromis

TE FUNDIT

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
24 Janar, 2026

Kur na ndajnë edhe pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA-qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e demonstratës

Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
24 Janar, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për protestën e sotme të opozitës. Në njoftimin e publikuara në faqen zyrtare...

Lexo më shumë

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari
24 Janar, 2026

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij,...

Lexo më shumë

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur
24 Janar, 2026

Një shpërthim në një fabrikë të paligjshme prodhimi kokaine në jugperëndim të Kolumbisë, pranë kufirit me Ekuadorin, ka lënë të vdekur nëntë persona dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com