Bota

Bllokada ndaj grurit ukrainas, Borrell: Rusia të mbajë përgjegjësi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:53 - 21/06/22 |
Opi Nion

Bllokada e Rusisë ndaj miliona tonëve grurë është një krim i vërtetë lufte, thotë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josef Borrell.

Në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të bllokut në Luksemburg, Borrell i bëri thirrje Moskës që të zhbllokojë menjëherë portet ukrainase, për të shmangur pasoja dramatike për botën.

“Është e paimagjinueshme që miliona tonë grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesë të tjera të botës njerëzit po vuajnë urinë. Ky është një krim i vërtetë lufte dhe nuk mund të imagjinojmë që do të zgjasë më shumë”, tha Borrell.

Vendet perëndimore i kanë kërkuar Rusisë të lejojë që ngarkesat me grurë në Detin e Zi të arrijnë në tregjet botërore. Bllokada ka nxitur paralajmërimet se dhjetëra milionë njerëz mund të vuajnë urinë dhe ka rritur ndjeshëm çmimet ushqimore.

Borrell tha se Moska duhet të mbajë përgjegjësi, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se rritja e çmimeve dhe mungesat në ushqime lidhen me sanksionet e Perëndimit: “Dua ta theksoj se nuk janë sanksionet europiane që po krijojnë krizën, sanksionet tona nuk prekin as ushqimin e aq më pak fertilizuesit. Problemi vjen nga bllokada ruse ndaj grurit ukrainas”.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk i pranon akuzat e Perëndimit se Moska është përgjegjëse për rritjen drastike në çmimet ndërkombëtare të drithërave, si pasojë e bllokadës në portet ukrainase. Ai tha gjatë një fjalimi të premten se Rusia ishte e gatshme të garantonte eksportin e grurit përgjatë Detit të Zi dhe se Kievi mund të përdorë itinerare alternative tokësore. Sipas ekspertëve, diçka e tillë nuk është e realizueshme.

Pas