Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bllokada ndaj energjisë ruse dhe ndikimi në tregun global

2022/05/21 at 2:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokada ndaj energjisë ruse dhe ndikimi në tregun global

Aleatët perëndimorë kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj individëve dhe disa pjesëve të ekonomisë ruse pas agresionit të paprovokuar të Kremlinit ndaj Ukrainës.

Por një pjesë e madhe e ekonomisë ruse po ecën mirë. Pavarësisht sanksioneve që po godasin pjesën më të madhe të ekonomisë ruse, vendi po siguron shuma të mëdha parash përmes sektorit të pasur energjitik. Kjo, pasi eksporti i naftës është prekur shumë pak.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Ben Cahill, analist për sektorin e energjisë dhe klimës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Shumë analistë ashtu si dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë prisnin që Rusia të kishte një humbje të kapaciteteve prodhuese të naftës prej 2-3 milionë fuçish në ditë, por kjo nuk ndodhi. Ka të ngjarë që humbja të jetë 1 milion fuçi në ditë. Jemi në atë pikë kur zyrtarët evropianë ngrenë pyetjen se çfarë duhet bërë më tej. Si mund ta shtojmë trysninë ekonomike ndaj Rusisë? Sepse gjërat nuk po funksionojnë.”

Sanksionet perëndimore kanë bërë që Moska të hakmerret, çfarë ka shtuar thirrjet në Evropë për burime alternative energjitike. Në Francë, fermerët po prodhojnë lëndë djegëse nga fermentimi i mbetjeve nga të korrat dhe produkte të tjera bujqësore për të furnizuar me energji disa qindra apo mijëra shtëpi. Në Portugali, një rrjet panelesh diellore sa katër fusha futbolli është përpjekja e fundit për të hequr dorë nga karburantet.

Zëvendëskancelarja e Gjermanisë akuzoi së fundmi Rusinë se po e përdor naftën si mjet lufte. Megjithatë, çmimet vazhdojnë të rriten. Çka do të thotë se edhe pse po shet më pak naftë, Rusia po fiton më shumë para.

“Është paradoksale. Sa më shumë të shtohen përpjekjet për ta bllokuar naftën nga tregu, aq më i madh do të jetë ndikimi i çmimit të naftës tek vendet që importojnë energjinë ruse. Dhe kjo është një dhimbje ekonomike që politikbërësit evropianë mund të jenë të gatshëm ta tolerojnë. Por, nuk mund të përpiqesh ta largosh nga tregu eksportuesin më të madh të naftës në botë pa patur ndikim ekonomik. Dhe është një ndikim global”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Ben Cahill me Qendren për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Kjo ka tendosur më tej zinxhirët e furnizimit global. Kostoja e naftës po dëmton rëndë shoferët e kamionëve që transportojnë pothuajse gjithçka blihet në treg. Analisti Ben Cahill thotë se disa sanksione të propozuara nga BE-ja mund ta dëmtojnë rëndë Rusinë.

“Nëse ndërpret siguracionet për transportin, do të thotë se asnjë transportues i mallrave ruse nuk mund të sigurohet. Kjo përbën një rrezik të madh në rast të aksidenteve të çisternave pasi nuk kanë siguracion për t’u mbrojtur”.

Ndërsa Evropa përballet me probleme energjitike, analisti thotë se Rusia ka qënë disi me fat, duke shitur naftë në Indi dhe Kinë, por shpesh me çmime të ulta, rreth 30 dollarë për fuçi nën vlerën e tregut.

Ju sugjerojmë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
Para
Veliaj: Tirana, një Amerikë e vogël e Shqipërisë

Veliaj: Tirana, një Amerikë e vogël e Shqipërisë

Sa herë në javë duhet të bëjmë dush?

Sa herë në javë duhet të bëjmë dush?

“Nuk e dua më motrën tënde, do ndahemi”, ja pse i riu plagosi me thikë kunatin

Sherr në Kamzë/ Dy persona në spital, dy të tjerë në komisariat

TE FUNDIT

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
8 Qershor, 2025

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes “Shqipëri-Serbi” në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës arreston dy shtetas dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com