Ka dëshmuar në sallën e gjyqit deputeti socialist Alqi Bllako, i cili ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.
Bllako ka thënë se i vetmi rol që ka pasur si sekretar i përgjithshëm i ministrisë ishte të kryente shkresa përcjellëse mes institucioneve.
“Jam i pafajshëm. Ne cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë nuk kam patur rol në zgjedhjen e anëtareve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kam patur rolin e zyrtarit që kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve”, ka thënë Bllako./Opinion.al