Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken:SHBA e Berlini po punojnë për uljen e ndikimit të gazsjellësit rus

2021/06/08 at 8:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken:SHBA e Berlini po punojnë për uljen e ndikimit të gazsjellësit rus

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni po punon me Gjermaninë për të ulur ndikimin e efekteve nga ndërtimi i gazsjellësit rus Rrjedha Veriore 2. Ai i tha një komiteti të Senatit se mund të ketë më shumë ndëshkime në lidhje me projektin.

“Shtetet e Bashkuara mbase mund të merren me ata që ofrojnë sigurime ose leje të tjera që gazjellësi të bëhet funksional”, tha Blinken.

Gazsjellësi rus Rrjedha Veriore 2 do të sjellë gazin direkt në Gjermani, përmes detit Baltik, duke anashkaluar rrugët tokësore kah Ukraina, Bjellorusia dhe vendet tjera.

Ndërtimi i tij gjithashtu do të ndalë mjetet tarifore të tranzitit në shumë prej miliarda dollarë për Ukrainën dhe vendet e tjera.

Kritikët kanë thënë se gazsjellësi do të rrisë varësinë e Gjermanisë nga furnizimet e energjisë ruse dhe do ta bëjë Berlinin më të ndjeshëm ndaj ndikimit rus.

Muajin e kaluar Departamenti i Shtetit njoftoi se nuk do të vendos sanksione ndaj operatorit rus të gazsjellësit, Nord Stream 2 AG, ose shefit të saj, Matthias Warnig, i cili është një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

Blinken tha se çështja kryesore për Departamentin e Shtetit tani është se çfarë do të ishte më efektive për të mbështetur interesat e Ukrainës dhe vendeve të tjera të prekura nga ky projekt.

Ai tha se gjëja më e keqe e mundshme ndo të ishte çrregullimi i raporteve me Gjermaninë dhe minimi i përpjekjeve të Uashingtonit për të punuar me Berlinin në zbutjen e dëmit nga ky projekt.

Gjermania ka refuzuar të ndalë punën në realizimin e projektit duke thënë se kjo është një çështje e brendshme.

Blinken tha se administrata amerikane vazhdon të besojë se tubacioni është “një ide e keqe” por duhet të marrë për bazë realitetin se tubacioni tani është rreth 95 për qind i kompletuar.

Ai rikujtoi se muajin e kaluar administrata vendosi sanksione ndaj 13 anijeve ruse dhe katër kompanive të përfshira në ndërtimin e tubacionit./REL

Etiketa: berliniblinkenGazsjellsi. Rusishba

Ju sugjerojmë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Para
Raporti/Sulmi në Kapitol: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

Raporti/Sulmi në Kapitol: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

Rama takon kryeministrin e Bullgarisë: Mbështesim Shqipërinë, RMV duhet…

Rama takon kryeministrin e Bullgarisë: Mbështesim Shqipërinë, RMV duhet...

Rama: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë rrugën e dialogut

Rama: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë rrugën e dialogut

TE FUNDIT

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com