Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken: Sulmet befasuese i kërcënojnë bisedimet për armëpushim në Gazë

2024/09/18 at 5:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken: Ka mosmarrëveshje brenda Departamentit për Gazën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të mërkurën se përshkallëzimet befasuese kërcënojnë dështimin e përpjekjeve për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – në Rripin e Gazës.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vlerësuar shpërthimet e pejxherëve – pajisjeve të telekomunikimit me valë – të martën në Liban, për ta cilat u akuzua Izraeli.

Ai i bëri këto komente në Egjipt, ku ndodhet për bisedime rreth negociatave për armëpushim në Gazë, si dhe për marrëdhëniet SHBA-Egjipt.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Egjiptin, janë duke punuar për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për armëpushim, gati një vit pasi shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Këto vende janë duke bërë përpjekje gjithashtu edhe për t’i ulur tensionet, pasi liderët izraelitë kanë kërcënuar me përshkallëzimin e veprimeve ushtarake kundër Hezbollahut në Liban.

“Vazhdimisht, kur SHBA-ja dhe ndërmjetësit e tjerë ndërkombëtarë besojnë se po shënojnë përparim për arritjen e marrëveshjes për armëpushim për luftën e Izraelit dhe Hamasit në Gazë, ne shohim një ngjarje që e bën përparimin edhe më të vështirë, që mund ta pengojë atë”, tha Blinken, i pyetur për shpërthimet e djeshme në Liban.

Shpërthimet e njëkohshme të pejxherëve – të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut në Liban, i vranë 12 njerëz, përfshirë një fëmijë, të martën.

Izraeli nuk ka folur publikisht nëse është përgjegjës apo jo.

Blinkeni foli edhe për vrasjen e gjashtë pengjeve izraelite nga Hamasi në fillim të këtij muaji në Gazë.

Në kohën kur erdhi lajmi për vrasjen e gjashtë pengjeve, negociatorët kishin arritur përparim për kohën dhe hollësitë e një marrëveshjeje këmbimi, sipas të cilës do të liroheshin pengjet në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, tha Blinken.

Blinkeni i përsëriti të mërkurën komentet e administratës së SHBA-ja ende është duke mbledhur informata për rrethanat e sulmeve me pejxherë, duke mos dhënë më shumë hollësi.

Ai mbajti takime me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattaf el-Sissi dhe me ministrin e Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty./REL

Ju sugjerojmë

Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin politikat “anti-amerikane”

7 Korrik, 2025 10:26 am
Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë
Aktualitet

Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë

7 Korrik, 2025 10:23 am
Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet
Aktualitet

Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet

7 Korrik, 2025 10:21 am
Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje
Sport

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

7 Korrik, 2025 10:17 am
A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
Bota

A po heq dorë SHBA nga Ukraina?

7 Korrik, 2025 10:02 am
Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
Kryesore

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

7 Korrik, 2025 9:44 am
Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
Aktualitet

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

7 Korrik, 2025 9:39 am
Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër
Aktualitet

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër

7 Korrik, 2025 9:31 am
Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin
Aktualitet

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin

7 Korrik, 2025 9:22 am
A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?
Bota

A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?

7 Korrik, 2025 9:11 am
Para
Shkarkimi i De Rossi, Roma gjen trajnerin e ri

Shkarkimi i De Rossi, Roma gjen trajnerin e ri

Vodhën sende me vlerë 15 mijë Euro, në pranga tre të rinj

Vodhën sende me vlerë 15 mijë Euro, në pranga tre të rinj

Aksident në Lezhë, drejtuesi i furgonit të shkollës përplas një fëmijë

Aksident në Lezhë, drejtuesi i furgonit të shkollës përplas një fëmijë

TE FUNDIT

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin politikat “anti-amerikane”

Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
7 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se vendet që mbështesin politikat e aleancës BRICS që shkojnë kundër interesave të...

Lexo më shumë

Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë

Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë
7 Korrik, 2025

13 nga 14 doganierët grekë të Qafë Botës të akuzuar për krijimin një organizate kriminale, të cilët merrnin ryshfete në...

Lexo më shumë

Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet

Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet
7 Korrik, 2025

Një ngjarje e pazakontë në venin tonë ka ndodhur sot paradite qytetin e Vlorës. Një e moshuar ka kërkuar që...

Lexo më shumë

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje
7 Korrik, 2025

Deklarata zyrtare në lidhje me testet e kryera nga Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në ndeshjen PSG-Bayern...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com