Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken sërish në Izrael për të shtyrë përpara zgjatjen e armëpushimit

2023/11/28 at 8:51 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken sërish në Izrael për të shtyrë përpara zgjatjen e armëpushimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë kësaj jave do të rikthehet në Lindjen e Mesme përderisa Shtetet e Bashkuara shpresojnë të gjejnë një mënyrë për të zgjatur armëpushimin në Gazë dhe të lirohen më shumë pengje, tha Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kjo do të jetë vizita e tretë në rajon e kryediplomatit amerikan që kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi muajin e kaluar.

Blinken do të udhëtojë për në Izrael dhe në Bregun Perëndimor pasi të zhvillojë takime të martën dhe të mërkurën në Bruksel dhe Shkup, ku ai do të takohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s, përkatësisht me përfaqësuesit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE).

Izraeli është pajtuar që të pauzojë operacionet e tij ushtarake në këmbim të lirimit gradual të pengjeve që mori Hamasi në sulmet fillestare më 7 tetor në jug të Izraelit. Marrëveshja pritej të skadonte të hënën, por u zgjat edhe për dy ditë të tjera, që nënkupton se do të skadojë në kohën kur Blinken të arrijë në Izrael.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të hënën se SHBA-ja shpreson që të shohë zgjatjen e mëtejme të pauzën, por ai theksoi se kjo varet nëse Hamasi do të vazhdojë të lirojë pengje.

Në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, Blinken “do të diskutojë për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, që përkon me ligjin ndërkombëtar humanitar, por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura, mbrojtjen e jetës së civilëve gjatë operacioneve të Izraelit në Gazë dhe përshpejtimin e dërgimit të ndihmës humanitare për civilët në Gazë”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller.

Ai tha se Blinken po ashtu do të diskutojë për parimet për Gazën e pasluftës, por edhe për nevojën për të krijuar një shtet të pavarur palestinez dhe parandalimin e zgjerimit të konfliktit.

Në Bregun e pushtuar Perëndimor, Blinken pritet të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Blinken dhe zyrtarë të tjerë amerikanë besojnë se Autoriteti Palestinez duhet të luajë një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Gazës pas përfundimit të luftës.

Nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor, Blinken do të udhëtojë për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të diskutojë me liderët rajonalë të cilët do të jenë pjesëmarrës në samitin e klimës COP28.

Blinken është angazhuar në diplomaci të furishme duke tentuar që të parandalojë që konflikti në Gazë të përhapet, që ndihma humanitare për palestinezët në këtë territor të zgjerohet, të sigurohet lirimi i pengjeve dhe që shtetasit e huaj dhe ata me shtetësi të dyfishtë të mund të largohen nga Gaza për në Egjipt. /REL

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Shpërthim në Tiranë, i vihet tritol ambienteve të jashtme të një lokali

Shpërthim në Tiranë, i vihet tritol ambienteve të jashtme të një lokali

111-vjetori i Pavarësisë, ministri Hasani: Shqipëria, faktor stabiliteti në rajon

111-vjetori i Pavarësisë, ministri Hasani: Shqipëria, faktor stabiliteti në rajon

Osmani uron Shqipërinë në 111 vjetorin e pavarësisë: Flamuri kuq e zi na bashkon, Kosova do jetë gjithnjë krah Shqipërisë

Osmani uron Shqipërinë në 111 vjetorin e pavarësisë: Flamuri kuq e zi na bashkon, Kosova do jetë gjithnjë krah Shqipërisë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com