Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken rikthehet në Izrael mes përpjekjeve për të shmangur zgjerimin e konfliktit

2023/10/16 at 5:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken rikthehet në Izrael mes përpjekjeve për të shmangur zgjerimin e konfliktit

Shtetet e Bashkuara thonë se presin rihapjen e një pikë kalimi kufitar mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare, por nuk dihet ende se kur do të ndodhë kjo. Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, u rikthye sot në Izrael, në kuadër të përpjekjeve për të shmangur zgjerimin e konfliktit në rajon.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po qëndron sërish në Izrael, për herë të dytë brenda 4 ditësh, pas një turi takimesh me udhëheqësit arabë të rajonit në përpjekje për të parandaluar shndërriminn e luftës në një konflikt më të gjerë në rajon.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunonin me Egjiptin, Izraelin dhe Kombet e Bashkuara për t’u siguruar që ndihmat të mbërrijnë në Gazë, në mbështetje të atyre që kanë nevojë.

“Gjatë ditëve te fundit kam udhëtuar në Izrael, Jordani, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt. Secili prej këtyre partnerëve ndan të njëjtën pikëpamje për të parandaluar zgjerimin e konfliktit, ruajtjen e jetëve të pafajshme dhe për t’u ofruar ndihmë atyre që kanë nevojë në Gazë”, shkroi zoti Blinken përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Blinken u takua këtë të hënë me Presidentin e Izraelit Isaac Herzog. Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mathew Miller, Sekretari Blinken i rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar Izraelit ndihmën e nenvojshme për mbrojtjen e qytetarëve të saj.

Një ditë më parë, duke folur në Kajro, pas takimit me presidentin e Egjiptit, Sekretari Blinken tha se është me shumë rëndësi mënyra se si Izraeli ushtron të drejtën për t’u mbrojtur.

“Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për t’u mbrojtur ndaj sulmeve të Hamasit dhe të sigurohet, që kjo të mos ndodhë më kurrë. Por siç e thashë në Tel Aviv dhe siç e ka thëne edhe Presidenti Biden, mënyra se si Izraeli e bën këtë ka shumë rëndësi. Duhet të jetë një mënyrë që përputhet me parimet tona të përbashkëta për jetën dhe dinjitetin njerëzor dhe duke marrë të gjitha masat paraprake për të shmangur lëndimin e civilëve”, tha Blinken.

Ndërsa më shumë se 1 milionë palestinezë mund të largohen për shkak të rrezikut nga konflikti, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar thirrjet për mbrojtjen e të pafajshmëve.

“Ne jemi në komunikim me parterët izraelitë. Jemi në kontakt me Kombet e Bashkuara për të ndihmuar në furnizimin me ushqim, ujë dhe mjekime për qytetarët në Gazë, për ata palestinezë që nuk kanë lidhje me terroristët barbarë që kryen sulmet”, tha për rrjetin “ABC”, Jake Sullivan, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare.

Sulmet e ndërsjella vazhduan edhe gjatë fundjavës në kufirin e Izraelit me Libanin, ku vepron grupi militant Hezbollah, që mbështetet ng Irani.

Sentaroti republikan Lindsey Graham, që pritet të vizitojë rajonin në ditët në vazhdim se bashku me një grup senatorësh demokratë dhe republikanë, lëshoi një paralajmërim ndaj Teheranit dhe aleatëve të tij, që synojnë të luajnë një rol më aktiv në konflikt.

“Nëse Hezbollahu, që bën lojën e Iranit, kryen sulme masive ndaj Izraelit, do ta konsideroja si kërcënim ekzistencial për Shtetin e Izraelit. Do të paraqisja një rezolutë në Senat për të autorizuar veprime ushtarake nga Shtetet e Bashkuara në të njëjtën kohë me Izraelin për ta nxjerrë Iranin jashtë nga biznesi i naftës. Iranit i them, nëse e përshkallëzon këtë luftë, aty do të na kesh”.

Si pasojë e sulmeve në zonat kufitare në veri të Izraelit, nga grupi militant i Hezbollahut, që vepron nga Libani, autoritetet izraelite njoftuan evakuimin e banorëvë nga 28 fshtatra./ VOA

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…

1 Gusht, 2025 10:15 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

1 Gusht, 2025 10:05 am
Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
Aktualitet

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

1 Gusht, 2025 9:52 am
Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael
Bota

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

1 Gusht, 2025 9:36 am
Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike
Bota

Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike

1 Gusht, 2025 9:13 am
Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”
Aktualitet

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”

1 Gusht, 2025 9:01 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 8:47 am
SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
Bota

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

1 Gusht, 2025 8:36 am
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze
Kryesore

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

1 Gusht, 2025 8:28 am
Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019
Aktualitet

Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019

1 Gusht, 2025 8:21 am
Para
Sulmet ajrore izraelite/ Më shumë se 1000 njerëz janë nën rrënoja në Gaza

Sulmet ajrore izraelite/ Më shumë se 1000 njerëz janë nën rrënoja në Gaza

Brnabiç bojkotoi foton me liderët e BE-së?/ Reagon Qeveria Serbe: Gënjeshtra!

Brnabiç bojkotoi foton me liderët e BE-së?/ Reagon Qeveria Serbe: Gënjeshtra!

Netanyahu i kërkon botës të bashkohet kundër Hamasit: Është një version i ri i nazizmit

Netanyahu i kërkon botës të bashkohet kundër Hamasit: Është një version i ri i nazizmit

TE FUNDIT

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…
1 Gusht, 2025

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e bërë për ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”....

Lexo më shumë

SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
1 Gusht, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 25 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme ndaj një...

Lexo më shumë

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
1 Gusht, 2025

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare....

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael
1 Gusht, 2025

Ministri i Jashtëm gjerman thotë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit, por i kërkoi qeverisë izraelite që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com