Aktualitet

Blinken reagon për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë: Nuk do të tolerojmë Iranin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:31 - 09/09/22 |
Opi Nion

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë si dhe ministrit Esmail Khatib nga Departamenti Amerikan i Thesarit, pasi u akuzuan për sulmin kibernetik të 15 korrikut ndaj Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Blinken shkruan se nuk do të tolerohen sulme kibernetike që synojnë SHBA-në apo interesat dhe shërbimet e aleatëve.

“Ne po caktojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë SHBA-në ose interesat, infrastrukturën ose shërbimet e aleatëve tanë”, shkruan Blinken në Twitter./Opinion.al

 

Pas