Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken: Një autokolonë diplomatike amerikane është sulmuar në Sudan

2023/04/18 at 10:34 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken niset për në Francë për të rigjallëruar Aleancën Transatlantike

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, tha të martën se një autokolonë diplomatike amerikane u qëllua të hënën në Sudan në një sulm që duket të jetë kryer nga e lidhur me grupin paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, në një incident që zoti Blinken e përshkroi si “të pamatur” dhe “të papërgjegjshëm”.

Incidenti nxiti një paralajmërim të drejtpërdrejtë nga sekretari Blinken, i cili telefonoi veçmas udhëheqësin e RSF-së, gjeneralin Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur si Hemedti, dhe shefin e ushtrisë sudaneze, gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan, për t’u thënë atyre se çdo rrezikim i diplomatëve amerikanë është i papranueshëm.

“Mund të konfirmoj se dje një autokolonë diplomatike amerikane është qëlluar”, tha sekretari Blinken në një konferencë me gazetarë në qytetin turistik japonez Karuizawa, ku mori pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara.

“E bëra shumë të qartë se çdo kërcënim, sulm, apo rrezikim i diplomatëve tanë, është krejtësisht i papranueshëm”, tha ai, duke nënvizuar se askush nuk ka pësuar në sulmin e së hënës.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar sigurisht për mjedisin e përgjithshëm të sigurisë që prek civilët, siç prek diplomatët, siç prek punonjësit e ndihmës”, tha sekretari Blinken.

Shtetet e Bashkuara janë në bashkërendim të ngushtë me vendet e tjera që kanë ndikim në Sudan, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Britaninë, tha ai, si dhe me Bashkimin Afrikan dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Të hënën në mbrëmje u raportua se ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan, Aidan O’Hara, është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin Khartum. Duke e konfirmuar lajmin, shefi i politikës së Jashtmë të BE-së Josep Borrell shkroi se “ky paraqet shkelje të Konventës së Vjenës. Siguria e personelit diplomatik është përgjegjësi e autoriteteve sudaneze dhe detyrim, sipas ligjit ndërkombëtar”.

Luftimet në Sudan deri tani kanë lënë pas vetes të paktën 185 të vrarë dhe mbi 1 mijë e 800 të plagosur, ndërsa të dyja palët pretendojnë fitoren në një konflikt përgjatë të cilit janë përdorur sulme ajrore dhe artilerie.

Përleshjet kanë vazhduar pavarësisht thirrjeve të shumta nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera për t’u dhënë fund luftimeve, si dhe përpjekjeve të Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për t’i bërë rivalët të pajtohen për një armëpushim./ VOA

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Sekuestrohen 100 kg kokainë në një anije në Norvegji, arrestohen 6 shqiptarë

Sekuestrohen 100 kg kokainë në një anije në Norvegji, arrestohen 6 shqiptarë

Kamioni kundravajtje i shkoi përballë, vdes studenti 19-vjeçar shqiptar në Itali

Kamioni kundravajtje i shkoi përballë, vdes studenti 19-vjeçar shqiptar në Itali

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, sherri mes të rinjve nisi për një vajzë

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, sherri mes të rinjve nisi për një vajzë

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com