Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken i bën thirrje Kinës të ndalë “veprimet agresive”

2021/12/15 at 8:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken i bën thirrje Kinës të ndalë “veprimet agresive”

Gjatë një fjalimi në Xhakarta të Indonezisë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i bëri thirrje Kinës që të ndalë “veprimet agresive” në rajonin e Indo-Paqësorit. Pekini i mohon kritikat e Sekretarit Blinken.

Antony Blinken është në vizitën e tij të parë në Azinë Juglindore si Sekretar Shteti, duke e nisur udhëtimin e tij me një ndalesë në Indonezi.

Indonezia është një vend “me peshë të madhe” në një rajon kritik, thotë Brian Harding nga Instituti Amerikan i Paqes.

“Është e qartë se Azia Juglindore është në zemër të rajonit të Indo-Paqësorit, një rajon i botës ku konkurrenca strategjike SHBA-Kinë është acaruar. Por ka edhe shumë arsye të tjera që e rrisin interesin e Shteteve të Bashkuara për Azinë Juglindore, një rajon me 650 milionë banorë dhe një ekonomi prej tre trilionë dollarësh. Pra, vendimi i Sekretarit Blinken për të udhëtuar fillimisht në Indonezi është një veprim i duhur”, thotë ai.

Liria e lundrimit në Detin e Kinës Jugore është një çështje kryesore e vizitës së Sekretarit Blinken në një rajon ku, sipas tij, veprimet e Kinës kërcënojnë qarkullimin e mallrave që kapin vlerën e 3 trilionë dollarëve në vit.

“Për këtë arsye ka kaq shumë shqetësim, nga Azia Verilindore deri në Azinë Juglindore dhe nga lumi Mekong në ishujt e Paqësorit, për veprimet agresive të Pekinit. Ata i pretendojnë si të tyret ujrat ndërkombëtare, ndikojnë në tregjet e hapura duke subvencionuar kompanitë e tyre shtetërore, bllokojnë eksportet ose tërhiqen nga marrëveshjet me vende, me politikat e të cilave nuk pajtohen. Angazhohen në aktivitete të paligjshme peshkimi. Vendet në këtë rajon dhe Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë që kjo sjellje të ndryshojë”, tha ai.

Kina u përgjigj me shpejtësi ndaj kritikave të zotit Blinken.

“Dëshiroj të theksoj se Shtetet e Bashkuara, nga njëra anë, në mënyrë dramatike flasin për të ashtuquajturin ‘kërcënim të Kinës’ ndërsa, nga ana tjetër, pretendojnë se nuk kanë synime për të nisur një konflikt me Kinën. Kjo praktikë kontradiktore nuk përputhet me frymën e takimit (të fundit) mes dy krerëve tanë të shteteve dhe do të ndeshet me vështirësi në në përpjekjet për të gjetur mbështetje në vendet e rajonit”, tha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, Wang Wenbin.

Konfrontimet me anijet kineze janë të shpeshta në Detin e debatueshëm të Kinës Jugore. Sekretari Blinken e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të sigurohen që njerëzit dhe vendet në rajon të kenë lirinë për të vendosur mbi të ardhmen dhe partnerët e tyre, thotë eksperti Brian Harding.

“Vendet e Azisë Juglindore nuk duan të zgjedhin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, apo ndonjë prej partnerëve të tjerë. Është e qartë që Shtetet e Bashkuara, Kina, si dhe Japonia, India dhe Australia janë faktorë të rëndësishëm për këto vende dhe përpjekja për t’i detyruar ato të zgjedhin mes tyre është një politikë e keqe. Por, shpjegimi i qartë i gjërave që ofrojnë Shtetet e Bashkuara është një politikë e mirë dhe kjo është ajo që ai bëri”, thotë eksperit Brian Harding.

Sekretari Blinken gjatë këtij udhëtimi do të vizitojë edhe Malajzinë dhe Tajlandën, ku ndikimi i puçit ushtarak në Mianmar ka të ngjarë të jetë një çështje kyçe./ VOA

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 22 shtator 2022
Kryesore

Rriten temperaturat, si do të jetë moti sot

23 Mars, 2023 8:36 am
Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë, sa ishte magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Korçë dhe Ersekë

23 Mars, 2023 8:30 am
Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?
Kryesore

Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?

23 Mars, 2023 8:20 am
Parashikimi i motit, 11 tetor 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 Mars, zbuloni shenjat me fat

23 Mars, 2023 8:15 am
Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik
Bota

Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik

22 Mars, 2023 10:24 pm
Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi
Aktualitet

Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi

22 Mars, 2023 10:03 pm
“Mos na inçizo”, sekseri të kalon në Portin e Vlorës me 170 Euro
Aktualitet

“Mos na inçizo”, sekseri të kalon në Portin e Vlorës me 170 Euro

22 Mars, 2023 10:02 pm
Nëse FBI vërteton shkatërrimin e dokumenteve, ja sa vite burg rrezikon Trump 
Bota

Shtyhet seanca për padinë eventuale kundër Trumpit

22 Mars, 2023 10:00 pm
Bojan Krkic tërhiqet në moshën 32-vjeçare
Sport

Bojan Krkic tërhiqet në moshën 32-vjeçare

22 Mars, 2023 9:38 pm
Si funksionojnë juritë e mëdha në SHBA
Bota

Si funksionojnë juritë e mëdha në SHBA

22 Mars, 2023 9:07 pm
Para
Jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Politika e jashtme e Presidentit Biden gjatë vitit të parë në detyrë

Politika e jashtme e Presidentit Biden gjatë vitit të parë në detyrë

Pjesë e grupit të “Habilajve”, vetëdorëzohet ish-zyrtari i lartë i Policisë

Pjesë e grupit të "Habilajve”, vetëdorëzohet ish-zyrtari i lartë i Policisë








TE FUNDIT

Rriten temperaturat, si do të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 22 shtator 2022
23 Mars, 2023

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme që do të sjellin...

Lexo më shumë

Lëkundje tërmeti në Korçë dhe Ersekë

Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë, sa ishte magnituda
23 Mars, 2023

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të ditës së sotme në zonën mes Korçës dhe Ersekës. Sipas IGJEUM...

Lexo më shumë

Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?

Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?
23 Mars, 2023

Kjo foto e realizuar në vitin 1993 në Spitalin Psikiatrik të Tepelenës, është një nga fotot që kanë bërë bujë...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 Mars, zbuloni shenjat me fat

Parashikimi i motit, 11 tetor 2021
23 Mars, 2023

Dashi Tani për tani, duket se thjesht po bëni minimumin për t’ia dalë mbanë. Ju nuk po bëni shumë përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com