Policia e Tiranës dhe RENEA kanë zbarkuar pak minuta më parë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, duke rrethuar të gjithë zonën.
Masat e rrepta kanë vazhduar të jenë prezente që prej natës së mbrëmshme, me arsyen e garantimit të sigurisë për besimtarët e krishterë që po festojnë sot Pashkët.
Masat anti-terrorizëm vihen re kudo në qendër të Tiranës, ndërsa janë vënë re edhe kontrolle intensive nga njësia antieksploziv me qen.