Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blindohet kufiri mes dy vendeve pas vrasjes së shqiptarit

2018/11/22 at 11:03 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Blindohet kufiri mes dy vendeve pas vrasjes së shqiptarit

Forca të shumta policore kanë blinduar dy anët e kufirit të gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë pas vrasjes së shqiptarit nga policia greke. Burime për tvklan.al thonë se në vendin ku ndodhi ngjarja janë vendosur forca të shumta policore.


Në kërkim mendohet të jenë rreth 4-5 persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë të shqiptarit të vrarë në tokën greke pranë kufirit me Shqipërinë. Burimet thonë se policia shqiptare është vënë në dijeni për këtë ngjarje nga homologët grekë. Pas sinjalizimit për bashkëpunëtorët e arratisur të shqiptarit të vrarë, policitë po krehin zonën dhe ushtrojnë kontrolle të shumta për gjetjen e tyre.

Konkretisht, në tokën greke kontrollet janë shtrirë në fshatin Vissani, kurse në Shqipëri policia jonë po kontrollon në kufirin që ndodhet pranë fshatit Pogoni. Sipas informacionit të mediave greke, një grup shqiptarësh kishin përshkuar rreth 23 kilometra përmes kufirit të gjelbër nga Shqipëria drejt Greqisë, duke transportuar një sasi kanabisi. Ata u pikasën nga policia greke që patrullon kufirin jeshil pranë fshatit Vissani dhe u bëri thirrje për të ndaluar. Policia greke njofton se grupi i trafikantëve, që dyshohet të kenë qenë rreth 5-6 vetë, hapën zjarr me armë. Të shtënave iu kundërpërgjigj policia greke, e cila vrau një shqiptar. I plagosur lehtë me plagë në dorë mbeti edhe një efektiv grek.

Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit të bashkëpunëtorëve të shqiptarit të vrarë arritën të largoheshin. Dyshohet se ata mund të kenë hyrë sërish në territorin e Shqipërisë nga kufiri jeshil. Për këtë arsye po kryhen kontrolle masive nga policitë e dy vendeve. Identiteti i shqiptarit të vrarë nuk dihet ende. Tvklan.al ka mësuar se pala greke nuk ka dhënë ende informacion rreth identitetit të viktimës. Ndërsa në vendin ku ndodhi përplasja e armatosur, policia greke thotë se gjeti dhe sekuestroi 10 çanta me rreth 100 kg kanabis dhe dy kallashnikovë. /tvklan.al

 

Etiketa: blindohet kufirimes dy vendevevrasja e shqiptarit


Ju sugjerojmë

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …
Kryesore

PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …

4 Korrik, 2025 6:07 pm
Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
Aktualitet

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

4 Korrik, 2025 5:19 pm
Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
Aktualitet

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm

4 Korrik, 2025 4:37 pm
Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur
Aktualitet

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur

4 Korrik, 2025 4:19 pm
Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..
Aktualitet

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..

4 Korrik, 2025 4:10 pm
Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030
Aktualitet

Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030

4 Korrik, 2025 3:57 pm
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e fundit: 4 vatra aktive në vend

4 Korrik, 2025 3:36 pm
Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..
Aktualitet

Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..

4 Korrik, 2025 2:59 pm
Para
Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni kur jeni me menstruacione

Këto ushqime nuk duhet t'i konsumoni kur jeni me menstruacione

Horoskopi, 25 Shtator 2018

Horoskopi, 23 Nëntor 2018

Rreshqitje dherash, bllokohet rruga Levan-Tepelenë

Rreshqitje dherash, bllokohet rruga Levan-Tepelenë
















TE FUNDIT

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
4 Korrik, 2025

Një fenomen i rrallë natyror ka goditur Turqinë këtë të premte, ku reshjet e dëborës mbuluan disa rajone të verilindjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com