Opozita do të mbajë një protestë mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë.
Siç u raportua më herët mbi 1200 policë dhe forca të sigurisë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Në protestë do të angazhohen edhe efektivët e Repartit Shqiponja, si dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Policët janë pajisur me skafandra dhe mburoja, një masë kjo që zakonisht përdoret në rastet e precipitimit të situatave gjatë tubimeve apo protestave.