Në gjithë vendin po zhvillohet një “blici rrugor”, ku janë angazhuar 1200 forca policie. Operacioni ka nisur sot në 12:00 dhe zgjat deri në orën 13:30 minuta.
Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit, FNSH e Shqiponjat. Jane ngritur 205 pika kontrolli ne gjithe vendin.
“Aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mos-vendosjen e rripit të sigurimit”, thotë policia.
Ky është një zakon i vjetër i policisë rrugore që në fundviti mobilizohet për të vjelur sa më shumë gjoba.