Ministria e Financave ka dërguar në qeveri një prjojektvendim, i cili ul kufirin e pataksueshëm të blerjeve online nga 150 euro që është aktualisht në 22 euro.
Vendimi pritet të marrë fuqi ligjore nga muaji i ardhshëm dhe me miratimin e tij, për çdo blerje nga interneti me vlerë më të madhe se 22 euro do të paguhet taksë.
Sipas legjislacionit tatimor, aktualisht taksa për mallrat e blera nga importi shkon deri në 22.4 për qind të vlerës së produktit, ku përfshihet tatimi mbi vlerën e shtuar dhe taksa doganore.