Trafik i rënduar dhe njerëz që nxitojnë të bëjnë blerjet e fundit për të pasuruar tavolinën e tyre në prag të ndërrimit të viteve.
Kështu po mbyllet dita e fundit e vitit 2016.
Tregjet janë të tejmbushur, por çmimet kanë lëvizur për disa nga produktet ushqimore, në disa nga tregjet e kryeqytetit.
Për mjaft të tjerë, kjo ishte një ditë e zakonshme punë. Ndërsa jo të paktë ishin edhe ata në pritje të dhuratave nga jashtë apo të shpërblimeve që tërhiqen në postë.
Tv Klan