Gjatë një konferencë për mediat, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është pyetur lidhur me nevojën e blerjes së dronëve Bajraktar nga vendi ynë. Ai tha se nuk ka sinjale për sulme të mundshme ndaj vendit tonë, por shtoi se kjo nuk do të thotë që nuk duhet të përgatitemi për më të keqen.
“Nuk ka sinjale për sulme të mundshme, por kjo nuk do të thotë që nuk do të përgatitemi për më të keqen. Në këtë kuadër, edhe pas ndryshimeve gjeo-politike nga lufta në Ukrainë vendosëm të pasurojmë forcën tonë me një kapacitet efikas. Ne jemi vend në NATO, është e pakërcënueshme Shqipëria”, tha Peleshi./Opinion.al