E ftuar tek Rudina, kryetarja e re e PS-së në Tiranë, Blerina Gjylameti na ka rrëfyer një tjetër anë të sajën, marrëdhënien me bashkëshortin dhe djalin e saj.
“Bashkëshorti im është sikur kam opozitën në shtrat ai është këshilluesi im më i mirë por shpesh bën dhe avokatin e djallit. Kemi qenë shokë klase në gjimnaz. Ishim bashkë për studime dhe u martuam. Ai është shumë për mua. Mungesat e mia me Joelin (djalin) i plotëson ai. Është një bashkëshort i mrekullueshëm”, u shpreh Gjylameti.
Ajo ka treguar edhe planet e saj për një fëmijë të dytë. “Po e mendoj, por deri më sot e kam pasur shumë të vështirë”.