Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blerina Gjylameti: “Blush mos ngri dorë kundra nesh, mos harro sa herë laje duart kur takoje te varfërit”

2016/10/02 at 9:57 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blerina Gjylameti: “Blush mos ngri dorë kundra nesh, mos harro sa herë laje duart kur takoje te varfërit”

Midis atyre që u janë përgjigjur sipas tyre letrës fyese të Blushit, është edhe deputetja Blerina Gjylameti e cila i është përveshur me kuç e me maç Blushit duke e akuzuar se ai nuk mund tu thotë plehra kolegëve të tij në PS kur vetë lan duart sapo ndahet nga takimi me të varfërit.

Lexoni statusin e deputetes Gjylameti

Blushi! E lexova edhe unë letrën tënde fyese për ne që paskemi ndotur dorën tënde kur ta paskemi dhënë dorën tonë. Në fakt, duke qenë se nuk e mbaj mend të më kesh dhënë ndonjëherë dorën, mund të ndjehesha mirë personalisht kur lexova atë letër çedukuese për çdo nxënës. Por s’kam si ndjehem mire kur mendoj për gjithë të tjerët që kanë pasur privilegjin të të japin dorën ty. Që siç e dinë të gjithë nuk di t’i japësh askujt dorën njerëzisht! Aq sa u bëre barcaletë në Elbasan, që shkoje laje duart sa herë takoje ndonjë nga të varfrit që ke marrë përsipër të përfaqësosh sa herë ngre dorën kundër qeverisë dhe PS, që kur nuk u bëre ministër. Në fakt kur nuk të njihja dhe s’kisha pasur fatkeqësinë të të dëgjoja se me çfarë gjuhe të rëndomtë flet me njerëzit kur s’ke kamerat përpara, çoç më dukeshe. Po kur të njoha dhe provova vetë në lëkurë, ofendimet e tua skandaloze, kuptova edhe sa i lehtë je në gjykimet e tua që i shet gjithë pompozitet. Kuptova që ti s’merr vesh nga asgjë që merr përsipër të gjykosh jashtë fushës së profesionit tënd. S’e kam për librat sepse s’të kam lexuar asnjë të them të drejtën, pasi në atë pak kohë të lirë që më mbetet lexoj letërsi të miratuar botërisht si cilësore. Po e kam për llafollogjinë tënde politike që është një fukarallëk i madh. Kam tre vjet që dëgjoj dënglat e tua në parlament dhe habitem me cektësinë dhe hipokrizinë tënde. Di të them që ti je një llafazan pa asnjë ide tjetër të madhe në kokë përveç delirit tënd të madhështisë.

Blush, ti je një nga njerëzit që je privilegjuar përherë në PS, pa sakrifikuar asgjë për të dhe kolegët e tu. Ku ishe ti Blush, në grevën e urisë? Ku ishe ti Blush, në betejën për votën e lire? Ku ishe ti, në 21 janar? Ti gjithmonë je fshehur. Nuk ke dale kurrë në krye të aksioneve të socialistëve, të protestave, por ke qenë përherë i pari në përfitime. Ai kazan, ku ti fut kolegët, është vendi ku ti herë pas here ke nevojë të kthjellohesh e të kuptosh se ke fituar me të padrejtë në këtë parti, prej 20 vjetësh. E meqë e ke me qejf riciklimin, po të them që mbetesh hipokrit dhe egoist i pariciklueshem!

Ikja jote nga PS dhe mënyra si ike, duke sharë e ofenduar njerëzit që deri dje kishe delirin se mund t’i udhëhiqje, janë pasqyra më e mirë që u ke dhënë njerëzve për të parë se sa njeri i vogël je! Rrugë të mbarë Blushi dhe kujdes dorën tani që vendose të luftosh hapur për plehrat. Shyqyr që me firmën e asaj dore, s’na i solle dot në Shqipëri kur ishe ministër.

Ju sugjerojmë

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Para
Video/ Projekti unikal “Fushat e jashtëzakonshme të futbollit”, ja katër modelet e para në botë

Video/ Projekti unikal "Fushat e jashtëzakonshme të futbollit", ja katër modelet e para në botë

Kodi i Etikës/ Konflikti i interesit, Olta Xhaçkan apo Artan Gaçin? Kë do të zgjedhë të mbajë Partia Socialiste?

Kodi i Etikës/ Konflikti i interesit, Olta Xhaçkan apo Artan Gaçin? Kë do të zgjedhë të mbajë Partia Socialiste?

Fotolajm/ Momenti i sikletshëm i Lorik Canës, ai i pa vithet e Rita Orës me epsh?

Fotolajm/ Momenti i sikletshëm i Lorik Canës, ai i pa vithet e Rita Orës me epsh?

TE FUNDIT

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
7 Qershor, 2025

Turisti gjerman i cili u dëmtua teksa eksploronte natyrën e Valbonës, është gjetur pas dy orë kërkimesh. Teksa ishte duke...

Lexo më shumë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com