Blerim Destanin do ta shikoni në një film të ri. Ka qenë vet aktori tetovar, që ka paralajmëruar në rrjetet sociale se filmi “Soko 5113” do të shfaqet për herë të parë në kinematë gjermane në 9 nëntor. Aktori simpatik ka patur shumë projekte të rëndësishme këtë vit. Pak muaj më parë ai erdhi në Shqipëri ku xhiroi një pjesë të skenave nga filmi “Alarm Fur Cobra”.