Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bleona: Motrës iu dogj djali, për 28 ditë mjekët nuk i dhanë shpresa

2022/11/13 at 3:47 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bleona: Motrës iu dogj djali, për 28 ditë mjekët nuk i dhanë shpresa

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, Bleona ka treguar se motrës së saj iu dogj djali dy vjeç me qumësht, dhe përveç dhimbjes që nëna ndjen në këto raste, ankthit dhe mërzisë nëse fëmija i saj do jetojë a jo, motrës së Bleonës i është dashur që të përballet edhe me fjalët e njerëzve. Edhe pse kanë kaluar disa muaj, ajo preke dhe mërzitet shpesh kur dëgjon fjalë nga njerëzit që nuk i pëlqen aspak.

Bleona: Në datën 17 Prill të këtij viti motrës iu dogj djali, sepse ajo është e martuar dhe ka një djalë 2 vjeç. Iu dogj djali me qumësht. U nis nga fshati, e çuan në spitalin e Elbasanit. Aty thjesht i bënë disa mjekime të shpejta, por e nisën për Tiranë, e shtruan dhe për 28 ditë nuk i dhanë shpresa për të jetuar sepse djegia ishte në fazën e tretë. Motrës nuk ia thanë, me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e doktorëve djali ia hodhi, shpëtoi.  Në ditën e 24 shkon një mjek, e shikon djalin dhe motra del nga mbrapa dhe e pyet, i thotë si është? Ndërkohë që ai i thotë që nuk shpëton djali dhe që nga ai moment, motrës herë pas here i bie të fiktë.

Ardit Gjebrea: Si është djali?

Bleona: Tani është më mirë, vetëm tek njëra këmbë ka problem, nuk e përthyen dot këmbën, vizitat vazhdojnë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë opinioni filloi, e pakujdesshmja, se kishte mendjen, iu dogj djali.

Bleona: Në momentin që ishte në spital, e merrnin në telefon e pyesnin si është, pastaj kur i përgjigjej motra që i thoshte mirë ose do bëhet mirë, përpara se të mbyllnin telefonin i thoshin po si ishte puna? Donin njerëzit që të shuanin kuriozitetin e vetë, donin të dinin çdo gjë me detaje. A ishte ai momenti i duhur për të ditur? Po edhe më vonë, edhe tani që kanë kaluar disa muaj. Për çfarë arsye duhet t’ja hapësh të njëjtën plagë? Për çfarë arsye duhet ta kujtosh se si ishte momenti, ku ishe ti, çfarë bëre ti?

Ardit Gjebrea: Motra si e përjeton këtë histori?

Bleona: Shumë keq. Tani ajo është edhe shtatzënë, pret edhe një vajzë dhe nuk po e përjeton si me djalin e parë, nuk po e shijon shtatzëninë.  Sepse mërzitet shumë nga llafet e njerëzve, akoma nuk ndalojnë.

Ardit Gjebrea: Çfarë thonë?

Bleona: Në momentin që morën vesh që është shtatzënë, filluan? Përsëri je shtatzënë  ti? Po si do i mbash ti dy fëmijë, të prisje dhe pak kohë që djali të rritej edhe pak, të bëhej më mirë, je shumë e vogël për të patur dy fëmijë. A do ja dalësh mbanë?

Ardit Gjebrea: Po ç’ju duhet atyre?

Bleona: Fjalët e njerëzve gjithmonë nuk ndalojnë.

Ardit Gjebrea: Ishin të njëjtit njerëz që të thoshin ty atëherë që ajo nuk ka vrarë gjurin, po do burrin.

Bleona: Po.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që sot si ka mundësi që ajo është shtatzënë  e duhet të kujdeset për djalin etj etj. Po nuk u lodhën?

Bleona: Vazhdojnë.

Ardit Gjebrea: Po pse duhet t’i dëgjoni ju?

Bleona: Këtë dua t’ja them motrës. Dikur i dëgjoja unë dhe bëhesha keq, ndërsa sot po e përjeton ajo shumë keq, qan, është e lodhur. Një herë nga djali sepse ai qan gjithë kohës, nuk është mirë, një herë nga shtatzënia dhe njerëzit që nuk e lënë rehat. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Para
“Miqësoren me Italinë e kërkova unë”, Reja: Kemi probleme me dëmtimet

“Miqësoren me Italinë e kërkova unë”, Reja: Kemi probleme me dëmtimet

Pukë/ Po riparonte çatinë, 66-vjeçari humb jetën pasi bie nga lartësia

Emri/ Asfiksohet nga gazi, humb jetën i moshuari në Ersekë

Veliaj: Nuk jemi kundër pasanikëve, por do paguajnë 10-fishin e taksës

Veliaj: Nuk jemi kundër pasanikëve, por do paguajnë 10-fishin e taksës

TE FUNDIT

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë me...

Lexo më shumë

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com