Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blendi Gonxhja për vdekjen e 10-vjeçarit:E humbe se nuk u kujdese si prind

2020/08/15 at 11:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Blendi Gonxhja për vdekjen e 10-vjeçarit:E humbe se nuk u kujdese si prind

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka reaguar lidhur lme radhët e gjata dhe kaosin e krijuar në Kakavijë.


Në një postim në rrjete sociale, Gonxhja shkruan se shteti po bën maksimumin por apelon se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen lidhur me situatën ku ndodhemi.

Mes të tjerave, drejtori i DPSHTRR ka përmendur edhe vdekjen e vogëlushit 10-vjeçar që u përplas nga një autombulancë, teksa shkruan se kur fëmijën e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde.

Postimi i plotë:

Si shumë familje shqiptare, jeta na lidh me Greqinë, kemi mall e nevoja, por kjo pandemi e flamë botërore na ndau gjalli e prishi çdo plan për t’u parë nga afër – ndaj nuk kemi udhëtuar, kemi duruar, sepse ky nuk është moti për të rrezikuar e për të sprovuar fatin! Ky është moti për të lëvizur sa më pak, mundësisht aspak, përveçse për punë, hall, aktivitete të domosdoshme, detyrë a një arsye shumë e fortë! Çmallemi në internet, mbrohemi, kujdesemi, mirëkuptohemi, duhemi njësoj. Sytë e merakun i kemi te Kakavija, mbrëmë ndamë ushqime, por përse duhej udhëtuar me dhjetra mijëra në këtë kohë pandemie, kur rishkruhen kriteret kufitare çdo javë? Kur s’dimë çfarë na pret? Kur e dimë që duhet të lëvizim e shpenzojmë sa më pak sepse është jo vetëm krizë shëndetësore por edhe ekonomike! Se do martohemi tani? Apo se do pushojmë në atdhe? Apo se do çmallemi patjetër me përqafim fizik kur mund ta kemi edhe virtual! Përse sot shajme shtetin tonë kur e dinim se as ka gjë në dorë për kushtet e fqinjëve dhe mbi të gjitha kur po e shohim qartë se numrat e infektimeve në Shqipëri rriten pikërisht se ne nuk zbatojmë masat anti-Covid19 dhe se po i bëjmë karshillëk armikut kaq të pabesë! Ç’faj na kanë grekët nëse ne nuk kujdesemi për veten? Shteti ynë po bën maksimumin të sensibilizojë, disiplinojë, udhëzojë sesi të mos rriten numrat e infeksioneve dhe fataliteteve, por shteti i një vendi nuk është asgjë më shumë se përfaqësimi i koshiencës së atij vendi. Shteti jemi të gjithë ne bashkë si sjellje. Shteti nuk ia del dot nëse shumica do dasmën, bredhjen, grumbullimet pa protokolle! Apo kur fëmijën 10-vjeç e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde! Hijenat e korbat po mblidhen rreth e sipër Kakavijës që të shkëlyejnë ç’të dali, por përse të bëhemi pakujdesisht pre e tyre?! Media ka përgjegjësi të informohet saktë e analizojë mirë përpara sesa t’i japi zë një derti të tillë! Shteti shqiptar s’ka asnjë tagër mbi virusin apo mbi fqinjët! Mbro veten, familjen! Nëse nuk ke ngut, kthehu! #MosBjerViktimë #MbroVetenDheTjetrin #MinimizoLëvizjen #PolitizimiAktTurpi #DëgjoBurimetZyrtare

Etiketa: familjegonxhjakakavije


Ju sugjerojmë

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave
Kronikë

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

9 Shtator, 2025 10:15 am
Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE
Bota

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE

9 Shtator, 2025 10:15 am
Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë
Bota

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë

9 Shtator, 2025 9:44 am
Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës
Bota

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës

9 Shtator, 2025 9:37 am
Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër
Kronikë

Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër

9 Shtator, 2025 9:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

9 Shtator, 2025 8:26 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Reagon nga spitali Erogen Vaso, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

9 Shtator, 2025 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025 7:43 am
Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Para
Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 16 gusht 2020

Parashikimi i motit, 3 maj 2020

Parashikimi i motit për sot, 16 Gusht

Shpejtësi tej normave të lejuara, policia bllokon një Ferrari

Shpejtësi tej normave të lejuara, policia bllokon një Ferrari
















TE FUNDIT

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave
9 Shtator, 2025

Një tjetër jetë është shuar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit,...

Lexo më shumë

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE
9 Shtator, 2025

Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian...

Lexo më shumë

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë
9 Shtator, 2025

Dhjetë persona u vranë dhe të paktën 61 u plagosën në Meksikën qendrore kur një tren mallrash u përplas me...

Lexo më shumë

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës
9 Shtator, 2025

Gjykata e Lartë e Tajlandës ka vendosur që ish-kryeministri Thaksin Shinawatra duhet të vuajë një vit burg, një tjetër goditje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com