Gjatë një dokumentari në Autoritetin e Dosjeve, gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar edhe ekzistencën e një dosjeje për Ibrahim Rugovën.
Nga detajet në këtë dosje, dilte qartë se në qëndrimin e tij në Shqipëri, Rugova ju vetëm ndiqej, por bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit e kanë shoqëruar atë në takimet e tij.
“Në orën 13: 25 objekti doli nga hotel Dajti dhe pas 1 minute u pa me objektin ‘Sharra’ dhe kaloi në Bulevardin Dhëmorët e Kombit”, lexoi gazetari një pasazh nga dosja.
“Ky ka qenë shoqëruar vetëm me bashkëpuëntorë, që ta mbulonin mirë”, tha Fevziu teksa citoi dosjen.
“Kjo është dosja se si Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Rugova, edhe pse Rugova kishte bërë vetëm 2 vizita në atë kohë në Shqipëri. Është dosje ndjekjeje. Ndiqej Ibrahim Rugova”, shprehet gazetari gjatë kësaj vizite në arkivën e Autoritetit të Dosjeve./Opinion.al