Legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare ditën e diel.
Ai është kujtuar nga gazetari Blendi Fevziu, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Beckenbauer në Aeroportin e Tiranës.
Legjenda e futbollit gjerman erdhi në Shqipëri për të luajtur kundër kombëtares së Boricit në vitin 1971 dhe kundër Dinamos me Olimpikun e Marsejës si trajner më 1990.
Fotoja e rrallë që është publikuar nga gazetari është shkrepur nga shoku i tij i skuadrës Berti Fogst në Aeroportin e Rinasit më 1971, kur të huajt detyroheshin të dezinfektonin duart dhe këpucët për të mos sjellë “sëmundjet” e kapitalizmit në Shqipëri.