Moderatori dhe gazetari i programit “Opinion”, Blendi Fevziu ka qenë ndër të paktët personazhe publike që i ka përjetuar drejtpërdrejtë emocionet e ndeshjes , Armeni- Shqipëri. Fevziu ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, momente shumë të bukura nga fitorja e ekipit tonë kombëtar. Ja tek e shohim në foto me portierin Etrit Berisha, futbollistët Andi Lila, Sokol Çikalleshi, etj. Ky moment unik në historinë e futbollit shqiptar, kualifikimi i Shqipërisë në kampionatin europina, do të mbetet i paharruar për të gjithë shqiptarët.