Do të kishim shumë dëshirë që gazetarin Blendi Fevziu, ta shihnim si pjesë të kastit të “Dance With Me”, por jo ai nuk do të kërcejë. Moderatori dhe gazetari i programit “Opinion”, ka vizituar kastin e vipave dhe regjisoren Vera Grabocka, teksa ata ushtrohen për javën e ardhshme të spektaklit. I ulur në kolltukun ku qëndrojnë “mbretërit” e mbrëmjes, gazetari Blendi Fevziu ka shijuar momente provash krah Vera Grabockës dhe koreografit, Albi Nako. Me siguri që Vera i ka kërkuar minuta “borxh” nga “Opinioni” i ditës së hënë, sepse menjëherë pas DWM është Fevziu ai që iu përshëndet “live” nga Tv Klan.