Ëndrra e gjithë shqiptarëve, sipas Blendi Fevziut, deri në vitet 90 ka qenë bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet.
Por nga viti ‘90, sipas tij, ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka dalë me tezën për një Republikë të Kosovës, e cila ka qenë krejtësisht normale bazuar në rrethanat historike të kohës.
“Kjo ëndërr në Maqedoni është një derivat i konstituimit të shqiptarëve si element shtetformues në Maqedoni. Filloi me Marrëveshjen e Ohrit, me luftën e UÇK-së, natyrisht edhe me përpjekjet që janë bërë më herët dhe përfundon sot simbolikisht, kur një shqiptar vjen në krye të Qeverisë së Maqedonisë”, tha ndër tjera Blendi Fevziu në Klan Macedonia.