Drejtuesi i emisionit “Opinion” në TV Klan, Blendi Fevziu është shprehur se LSI nuk mund të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Këtë deklaratë, Fevziu e ka bërë sonte përgjatë emisionit të tij, ndërsa të ftuar kishte kreun e kësaj partie, Petrit Vasili.
Ai tha se çdo kryetar partie që vjen në studio shprehet se do dalë forcë e parë politike, madje edhe ato forca që kanë një deputet theksojnë se do dalin forcë e parë.
Në lidhje me këtë ide të gazetarit dhe njëkohësisht drejtuesit të emisionit, Vasili i është përgjigjur me një gjuhë praktike, duke u ndalur kryesisht tek ecuria e kësaj force.
Thënë ndryshe, kreu i LSI-së, tha se rritja e kësaj force politike ka një rritje të karakterit eksponencial, pra një rritje e cila ka qenë e vazhdueshme në rendin e 30-40 për qind.
“Është një rritje që tërësisht dhe matematikisht me garanci të plota për këtë objektiv që unë po them. Nuk është një objektiv pasionant, por një objektiv racional”, tha Vasili.
Shiko videon: