Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blen shtëpi me noteri të rregullt, i bllokohet në Kadastër

2022/12/30 at 9:13 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blen shtëpi me noteri të rregullt, i bllokohet në Kadastër

Pranë redaksisë së emisionit Stop në Tv Klan ka ardhur një ankesë nga një qytetare në Rrëshen, e cila në hipotekën e apartamentit të saj në një pallat rezulton që kufizohet me vetveten.

Në vitin 2018, zonja Majlinda Kola bleu një apartament 2+ 1, me sipërfaqje 107 m2. Po në atë vit Majlinda u pajis më certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin, ai rezultoi i bllokuar, pasi është ngatërruar nga Kadastra me hyrjen e komshiut.

“Kam blerë një apartament 107 m2 në vitin 2018, kam bërë noterinë, kam marrë certifikatën e pronësisë. Unë dua të shes shtëpinë. Shkova te noterja, ajo tha duhet të shkosh te Hipoteka për të marrë atë që shtëpia është e bllokuar. Nuk kam marrë asnjë lloj kredie. Asnjë gjë. Kanë ngatërruar numrat e pasurisë te Kadastra dhe shtëpia ime del e Agustin Bardhokut, komshiut. Fillimisht unë shkova tek noterja për të bërë rifreskim pasurie. Aty zbulova që shtëpia është e bllokuar dhe nuk mund ta shes. Kur vajta te Kadastra drejtori Klajdi Dodaj më tha që është bërë një gabim nga ish-drejtori i parë Jul Përgega. Ne po vuajmë këtë gjë që unë nuk mund të shes shtëpinë. Edhe kur ishte drejtori tjetër, kam shkuar e jam ankuar, kemi bërë të gjitha gjërat dhe ai iku, erdhi ky tjetri, edhe ky tjetri përgjigjen e ke këtu në letër, por nuk mund të zgjidhi asnjë gjë”, thotë Majlinda Kola.

Kadastra e Rrëshenit e pranon gabimin e bërë më përpara.

“Gjatë punimit të praktikës dhe hedhjes së të dhënave në Regjistrin Kadastral Dixhital rezulton të ketë pasaktësi në regjistrim dhe në dokumentacionin e origjinës së pronës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të dhënë nga institucioni i  Kadastrës.

Drejtori i Kadastrës së Rrëshenit, Klajdi Doda, thotë se ky problem i është përcjellë Drejtorisë së Lezhës.

“Ne i jemi drejtuar dhe Drejtorisë Lezhë, jemi në pritje për të marrë informacion të detajuar nga Drejtoria Lezhë. I jam drejtuar Lezhës se nuk janë vetëm këto gabime që janë shkruar këtu, ka dhe gabime të tjera dhe i jam drejtuar Drejtorisë së Lezhës për të ngritur një komision dhe ai komision ka për të marrë shqyrtimin edhe saktësimin e pasurive, që dhe zonja të pajiset me certifikatën e vetë dhe dokumentacionin e saj dhe çdo gjë të shkojë në mbarëvajtje të procedurave ligjore”, thotë drejtori i Kadastrës së Rrëshenit.

Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premton ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.

“Jam në dijeni të këtij rasti, kam 2 ose 3 ditët e fundit që jam vendosur në dijeni. Kam vënë në lëvizje drejtorin vendor, përgjegjësin e zyrës së Mirditës ku ka ngritur edhe një grup pune për të zgjidhur rastin. Normalisht ai ka kërkuar asistencë nga Drejtoria Vendore e Lezhës duke qenë se edhe punëtorët nuk është se ka një strukturë të zgjeruar, 2 jurista dhe 1 hartograf do jenë. Do ngremë një grup pune për verifikimin e problematikës së dosjes, me dy juristët më të mirë që kemi ne dhe një inxhinier, pastaj qytetarit normalisht t’i japim shërbimin e kërkuar. Qytetarit, deri sa e ka me certifikatë pronësie, duhet patjetër që t’i japim një zgjidhje”, shprehet drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
Bota

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

5 Qershor, 2025 7:22 pm
Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Para
Eksperti amerikan: Barrikadat ne veri të Kosovës hiqen që të mund të vendosen lehtësisht

Eksperti amerikan: Barrikadat ne veri të Kosovës hiqen që të mund të vendosen lehtësisht

Shpërblim edhe për punonjësit e burgjeve, sa do të përfitojnë

Shpërblim edhe për punonjësit e burgjeve, sa do të përfitojnë

Blen makinë me dokumente të rregullta, prokuroria ia sekuestron se është përdorur në krim

Blen makinë me dokumente të rregullta, prokuroria ia sekuestron se është përdorur në krim

TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
5 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit, ku si pasojë e përplasjes së sy...

Lexo më shumë

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq pozitiv në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian, gjatë një...

Lexo më shumë

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
5 Qershor, 2025

Vendosja e gabuar e sinjalistikave rrugore në vend ngre shqetësime për mbarëvajtjen e udhëtimit në rrugët e Shqipërisë, si dhe...

Lexo më shumë

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
5 Qershor, 2025

Mes luftës dhe urisë, palestinezët në Rripin e Gazës po presin festën e Kurban Bajramit. Kurban Bajrami shënon provën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com