Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blen makinë me dokumente të rregullta, prokuroria ia sekuestron se është përdorur në krim

2022/12/30 at 9:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Blen makinë me dokumente të rregullta, prokuroria ia sekuestron se është përdorur në krim

Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Fier për të trajtuar denoncimin e një qytetari nga Shkodra të quajtur Xhuliano Danzha. Në tetor 2021, me anë të një prokure, motra e tij bleu me kontratë një automjet, që Xhuliano e kishte gjetur në një faqe online.

Gjithçka u duk në rregull, deri në momentin kur Xhulianon e ndaloi policia në Tiranë, me argumentimin se mjeti që po përdorte ishte i shpallur në kërkim për një vepër penale të ndodhur në Fier.

Së bashku me mjetin, policia sekuestroi edhe dokumentat shoqëruese dhe çështja i kaloi prokurorit të Fierit, Andi Pogaçe. Sipas hetimeve, ky mjet ishte përdorur për kryerjen e disa veprave penale.

“Unë kam blerë një makinë në vitin 2021 në Tetor, dhe makina ka dalë me problem. Ka qenë jashtë shtetit, në Francë, dhe ka janë marrë familjarët e mi me këtë punë. E kanë parë makinën dhe kanë bërë në Lezhë pranë zyrës noteriale kontratën dhe çdo gjë në rregull, për një Volksëagen tip Passat. Makina u vendos në emrin e motrës në kontratën e shit-blerjes. Pas 3 ditëve është bërë ndërrimi i pronësisë në Shkodër. Ka qenë e një personi, Gazmir e kishte emrin, por ai nuk ishte prezent, kishte lënë një prokurë të nuses së tij për ta shitur makinën. Ka vajtur babai me motrën tek noteri dhe ka dalë RBS e pastër. Nga RBS janë vazhduar procedura të tjera dhe është blerë mjeti. Po bëja xhiro, më datë 20 Janar më ndaloi Policia e Tiranës dhe më thanë që makinën e ke në kërkim. Në komisariat më thanë që makina ka bërë vjedhje në vitin 2021, domethënë 8 muaj përpara se ta bleja unë. Ka ardhur Policia e Fierit dhe më ka marrë në Shkodër e më kanë prurë këtu në Fier. Më kanë sekuestruar lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë, çelësin e makinës, të gjitha”, thotë Xhuliano Danzha.

Megjithëse Xhuliano është pronar i rregullt i automjetit, prokurori nuk ia kthen me arsyetimin se është përdorur për vepra penale, të kryera prej shtetasve të tjerë.

Xhuliano e ka ankimuar vendimin dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit vendosi që mjeti t’i kthehet pronarit, pra në këtë rast Xhuliano Danzhës, i cili e ka blerë sipas të gjitha rregullave dhe me dokumentacion. Aktualisht çështja ndodhet në Apelin e Vlorës.

Ju sugjerojmë

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

19 Janar, 2026 3:10 pm
Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

19 Janar, 2026 2:11 pm
KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
Rajoni

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

19 Janar, 2026 2:05 pm
Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet
Bota

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet

19 Janar, 2026 2:03 pm
Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
Bota

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku

19 Janar, 2026 1:56 pm
Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës
Bota

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës

19 Janar, 2026 1:42 pm
FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale
Bota

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale

19 Janar, 2026 1:39 pm
Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
Kronikë

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje

19 Janar, 2026 1:38 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja

19 Janar, 2026 1:34 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Kryesore

Begaj mesazh deputetëve: Kuvendi në veprim dhe Qeveria të japë llogari

19 Janar, 2026 12:38 pm
Para
Veliaj prezanton projektet për vitin 2023 në Tiranë

Veliaj prezanton projektet për vitin 2023 në Tiranë

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Parashikimi i yjeve në ditën e fundit të vitit

Parashikimi i motit, 9 tetor 2022

Moti/ Diell dhe temperatura deri në 17 gradë, si pritet të mbyllet viti 2022

TE FUNDIT

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
19 Janar, 2026

Sali Berisha hodhi poshtë opsionin e bojkotit pak orë para se Parlamenti të hapej për sesionin e ri. Bojkoti i...

Lexo më shumë

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
19 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë së Kamzës. Kryebashkiaku Rakip Suli prezantoi të...

Lexo më shumë

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
19 Janar, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28...

Lexo më shumë

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet
19 Janar, 2026

Kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump me tarifa të reja doganore në mesin e konfliktit për Groenlandën, ministri i jashtëm...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com