Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blejnë apartament në Tiranë, por mbeten jashtë se ishte shitur disa herë

2023/06/12 at 9:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blejnë apartament në Tiranë, por mbeten jashtë se ishte shitur disa herë

“Stop” ka shkuar në Astir për problemin e Vladimir Hysës, i cili në vitin 2012 bëri porosi një apartament në katin e dytë në pallatin që ndërtonte firma “Jon sh.p.k” me administratore Vjollca Hoxholli. Por në përfundim të pallatit, ky apartament u zu nga një tjetër person.


Denoncuesi Hysa tregon se duke qenë se punimet mbetën në gjysëm, ai investoi vetë në dyer, dritare e pllaka, që sot i gëzon dikush tjetër.

Denoncuesi: Ne në vitin 2012 kemi bërë kontratën dhe në vitin 2017 jemi likujduar komplet, i kemi dhënë Vjollcës para të thata, tek noterja Anila Kaçupi 45 mijë Euro. Jetonim në Gjermani, vinim, shikonim punimet. Më vonë, kur morëm vesh që burri i saj ka vdekur dhe Vjollcën e kishin arrestuar, u ktheva prapë në Shqipëri dhe e takova Vjollcën në gjykatë e i thashë që “më the se për 6 muaj do ta marrësh cerifikatën e shtëpisë, tani si shkon kjo punë. Më tha mua “ti punimet e hyrjes tënde do t’i bësh vetë”. Më dha çelësin e shtëpisë inxhineri, si derën e jashtme dhe të brendshme dhe fillova punimet. Këtu lashë vëllanë se unë jetoj në Gjermani dhe aq kohë kisha. Më vonë, në vitin 2021 kam ardhur prapë këtu. Bëra të gjitha dritaret, më kushtuan 1 mijë e 800 Euro. Pastaj porosita për ta vënë këtë të ballkonit kur më thanë se ma kanë shpërthyer derën. I pyeta se “kush”.  Më tha “njëri që jeton këtu afër”. I thashë “po kush ja ka dhënë çelësin”. Më tha “se ja kanë dhënë njerëzit e vet”.

Me bashkëshortët Hysa, Vladimir dhe Valentina, “Stop” shkoi tek apartamenti ku Isufi, që e kishte marrë apartamentin ia ka shitur dikujt tjetër që jeton tashmë aty.

Gazetarja: Tani, nuk ju lënë që të hyni brenda. Ku po jetoni?

Denoncuesi: Unë po jetoj tek “Jordan Misja”, tek burgu, tek shtëpia e tim vëllai. U ktheva për të jetuar këtu. As paratë nuk po na i japin.

Denoncuesja: Ne e kemi blerë në momentin që ka qenë karabina, i kam të gjitha me fotot.

Gazetarja: A keni pasur ndonjëherë kontakt me këta këtu?

Denoncuesja: Jo, këto e kanë blerë. Punë me këta nuk kam, por me Isufin.

Më pas “Stop” ju drejtua Kadastrës, ku na u tha se për këtë apratament është bërë legalizimi dhe certifikimi në emër të zotit Isuf Koltraka nga Drejtoria Rajonale Rurale 2, në bazë të një kontrate porosie me “Gora shpk”.

Përfaqësuesja ligjore, e firmës, Alberta Gega, thotë se shkelja është bërë nga Kadastra dhe pronarët janë bashkëshortët Hysa.

Përfaqësuesja e “Jon sh.p.k”, Alberta Gega: Në këto kushte, ne si studio e kemi marrë përsipër për t’i dhënë zgjidhje. Ky apartament i është shitur Vladimir dhe bashkëshortes, familjes Hysa dhe Isuf Koltraka ka pasur një kontratë me shoqërinë “Gora” kur pallati nuk kishte filluar dhe ishte projektuar për ta ndërtuar shoqëria “Gora”. Kontratat e porosisë janë kontrata paraprake dhe prandaj ligji e ka bërë që kjo kontratë porosie i nënshtrohet kontratës përfundimtare dhe në kontratën përfundimtare shikohen të gjitha marrëdhëniet që kanë pasur palët nëpërmjet kësaj kontrate. Në rastin konkret, ASHK-ja, nuk ka marrë informacion tek shoqëria dhe nuk ka marrë opinion në shoqëri nëse ky Koltraka që ka këtë apartament sipas atyre të poseduar, por në fakt nuk e posedonte, por e kishte dhunuar apartamentin, ai sektor legalizimi, në momentin që i vjen kjo kontratë duhet të shikojë se kush është sipërmarrësi –“Gora”, po ti ja ke legalizuar objekti që ka ndërtuar Joni, ku lidhen këto të dyja bashkë? Si e ke likujduar vlerën e apartamentit, si e ka provuar ai që e ka të likujduar kur nuk ka as faturë tatimore, as mandat arkëtimi, as mandate bankare, asgjë. Në këto kushte, ne jo vetëm për të mbrojtur shoqërinë, por kemi marrë përsipër që të mbrojmë interesat dhe të këtij zotërisë, familjes Hysa sepse ndjejmë si detyrim që duhet ta sistemojmë./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Vrasësi serial që nuk kurseu as shqiptaren Sibora

Vrasësi serial që nuk kurseu as shqiptaren Sibora

Dokumentet sekrete, Trump mbërrin në Florida për përballjen e parë me aktpadinë

Dokumentet sekrete, Trump mbërrin në Florida për përballjen e parë me aktpadinë

Kaceli: Berlusconi u trondit nga historia e Marie Tucit dhe At Zef Pllumit

Kaceli: Berlusconi u trondit nga historia e Marie Tucit dhe At Zef Pllumit
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com