Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

2025/06/24 at 8:40 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023. Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet.


Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.

Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.

Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.

Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.

Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.

Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.

Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%. Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024. Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024.

Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%. Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.

Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë. Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve. Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve./Monitor



Ju sugjerojmë

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza
Life Style

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

4 Gusht, 2025 4:58 pm
“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi
Politikë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

4 Gusht, 2025 4:46 pm
VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë
Bota

VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë

4 Gusht, 2025 4:42 pm
“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës
Kryesore

“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës

4 Gusht, 2025 4:36 pm
Jasir Asani transferohet te skuadra iraniane
Sport

Jasir Asani transferohet te skuadra iraniane

4 Gusht, 2025 4:26 pm
Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta? Çfarë thotë shkenca
Life Style

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta? Çfarë thotë shkenca

4 Gusht, 2025 4:24 pm
Marrëveshja me Italinë, anija italiane niset drejt Shëngjinit me 49 emigrantë në bord
Aktualitet

Po mbahen në Kampin e Gjadrit, e paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve

4 Gusht, 2025 4:01 pm
20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht
Aktualitet

20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht

4 Gusht, 2025 3:50 pm
Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…
Aktualitet

Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…

4 Gusht, 2025 3:39 pm
Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

4 Gusht, 2025 3:28 pm
Para
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni
















TE FUNDIT

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza
4 Gusht, 2025

Pavarësisht problemeve që mund të keni pasur më parë, kjo javë do të jetë e mbushur plot me surpriza. Nëse...

Lexo më shumë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi
4 Gusht, 2025

Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar...

Lexo më shumë

VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë

VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë
4 Gusht, 2025

Momente tmerri përjetuan pushuesit në plazhin e Macarese, në rajonin e Lacios , pasditen e së dielës, më 3 gusht...

Lexo më shumë

“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës

“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës
4 Gusht, 2025

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra gjatë ditës së sotme nga kryetari i PD, Sali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com