Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter ka dalë menjëherë në një deklaratë shtypi pas vendimit të FIFA-s për ta pezulluar 8 vjet nga aktivitetet sportive, bashkë me Michel Platini.
79 vjeçari ka thënë se ai është ende presidenti dhe vetëm kongresi i FIFA-s mund ta shkarkojë duke e cilësuar qesharak vendimin e Komisionit të Etikës në FIFA.
“Po mundohen të më godasin sikur të isha një top futbolli. Por këtë unë nuk do ta lejoj. Mua mund të më shkarkoj nga detyra e presidentit vetëm Kongresi i FIFA-s. Ata janë të shokuar me ketë vendim qesharak. Do të përdor të gjitha mjetet juridike për të apeluar këtë vendim të cilin do ta dërgoj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, tha Blatter
Dy zyrtarët e lartë u pezulluan pasi u gjetën fajtorë për pagesën prej 1.94 milionë dollarësh që Blatter i ka bërë Platinisë në vitin 2011 për disa shërbime të këtij të fundit.