Bota

Bjellorusia thotë se 9,000 trupa ruse do të vendosen atje, ja arsyeja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:11 - 16/10/22 |
Opi Nion

Ministria e Mbrojtjes në Minsk këtë të dielë tha se më pak se 9,000 trupa ruse do të vendosen në Bjellorusi si pjesë e një “grupimi rajonal” të forcave për të mbrojtur kufijtë e saj.

“Grupet e para të trupave ushtarake ruse që janë pjesë e grupimit rajonal filluan të mbërrijnë në Bjellorusi”, shkroi në Twitter Valeriy Revenko, kreu i departamentit të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar të ministrisë së mbrojtjes.

“Zhvendosja do të zgjasë disa ditë. Numri i përgjithshëm do të jetë më pak se 9,000 njerëz”, tha Revenko.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha javën e kaluar se trupat e tij ushtarakë do të vendoseshin me forcat ruse pranë kufirit ukrainas, duke përmendur ato që ai tha se ishin kërcënime nga Ukraina dhe Perëndimi./Opinion.al

Pas