Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bjellorusi/Këshilli i Europës kërkon dialog, Merkel:S’do jem ndërmjetëse  

2020/08/19 at 6:09 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19/ Samiti i BE, Merkel pesimiste për marrëveshje

Këshilli i Europës ka kërkuar dialogun si zgjidhje për konfliktin politik në Bjellorusi, por pas mbledhjes, kancelarja Merkel ka përjashtuar mundësinë se ajo vetë mund të jetë ndërmjetëse e një dialogu.


Këshilli i Europës ka diskutuar të mërkurën në një video konference, situatën e krijuar në Bjellorusi pas zgjedhjeve të 9 gushtit.  Në deklaratën për shtyp, thuhet se Bashkimi Europian ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në Bjellorusi dhe duke qenë se zgjedhjet e 9 Gushtit nuk kanë qenë të lira e të ndershme, nuk do të njohë rezultatin e tyre.

Në deklaratën e tyre, anëtarët e Këshillit të Europës u kanë bërë thirrje autoriteteve bjelloruse të gjejnë një mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza, duke i dhënë fund dhunës dhe duke përfshirë dialogun kombëtar, ku duhet të marrin pjesë të gjitha partië.

Në këtë kontekst, Këshilli ka mbështetur propozimin e OSBE-së, kryesuar nga Shqipëria për të negociuar dialogun mes palëve politike. Dy ditë më parë, OSBE njoftoi se një ofertë zyrtare ishte paraqitur në qeverinë e Bjellorusisë për një vizitë nga Kryetari i Zyrës së OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, për një takim me qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimin e  OSBE  për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Europës.

Por ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka mohuar një rol të mundshëm si ndërmjetëse në çështjen e Bjellorusisë, shkruan Ansa.

Ajo tha se ka tentuar të kontaktojë në telefon liderin bjellorus Lukashenko, “por fatkeqësisht telefonata nuk është realizuar”.

Duke ju përgjigjur një pyetjeje specifike, kancelarja ka bërë të ditur se nuk e sheh të mundur një rol si ndërmjetëse. “Për të ndërmjetësuar duhet disponibiliteti i të dy palëve dhe Lukashenko e ka refuzuar takimin”, tha Merkel duke shtuar se BE kërkon të mbështesë shoqërinë civile.

“Për ne është e qartë që Bjellorusia duhet ta gjejë vetë rrugën e saj dhe nuk duhen ndërhyrje nga jashtë”, tha Angela Merkel në një konferencë për shtyp pas Këshillit të Europës./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

4 Dhjetor, 2025 6:33 pm
Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?
Bota

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?

4 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

4 Dhjetor, 2025 6:29 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin: Do të marrim kontrollin e Donbasit me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet

4 Dhjetor, 2025 5:18 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

4 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
Kronikë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

4 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Para
Hidhet bojë e kuqe mbi ambasadën turke në Athinë

Hidhet bojë e kuqe mbi ambasadën turke në Athinë

Covid-19/ Shifrat e fundit në Itali, Lombardia raporton më shumë raste

Itali, shënohet numri më i madh i rasteve të reja me Covid që nga maji

“Apple” vendos rekord, vlen 2.000 miliardë dollarë

"Apple" vendos rekord, vlen 2.000 miliardë dollarë
















TE FUNDIT

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
4 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur foltore me qytetarët në Mirditë. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve,...

Lexo më shumë

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
4 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka nisur të lëvizë dhe kërkon analiza të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Pas nisjes së turit...

Lexo më shumë

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën
4 Dhjetor, 2025

Kina do të ofrojë 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët për të ndihmuar në zbutjen e krizës humanitare në Gazë...

Lexo më shumë

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?
4 Dhjetor, 2025

Vladimir Putin mbërriti në Indi për një vizitë dyditore, ku u prit nga kryeministri Narendra Modi përpara samitit vjetor Rusi–Indi....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com