Kryesore

Biznesmeni i çoi për të parë “El Classicon”,3 gjyqtarët i shpëtojnë burgut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 22/09/20 |
el ida

Gjykata e Posaçme e Apelit shpëtoi nga burgu tre gjyqtarët e Apelit Durrës, të akuzuar për “korrupsion”, Petrit Çeno, Klinton Spahiu dhe Petraq Dhimitri.

Megjithëse ka pranuar fajësinë e të pandehurve, por ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për ta dhënë nga Shkalla e Pare dhe lënien e tyre në shërbim prove për një periudhë 4-vjeçare. Në Shkallën e Parë, tre gjyqtarët u dënuan me nga 2 vjet burg secili, por ata nuk shkuan në qeli, pasi u gjykuan pa masë sigurie.

Sipas gjykatës, gjyqtarët morën dhurata nga biznesmeni, Naim Sadiku,  ndërkohë që po gjykonin një dosje ku ai ishte palë.

Për këtë ndër provat e paraqitura ishin udhëtimet e gjyqtarëve në të njëjtën kohë me biznesmenin në Itali dhe Spanjë, si dhe biletat që ishin prerë në të njëjtat kompani udhëtimesh si dhe akomodimin. Nga provat rezultoi se gjyqtaret kishin udhëtuar me biznesmenin dhe për të ndjekur ndeshjen mes Real Madrit dhe Barcelonës. I ashtuquajturi derbi “El Classico” u mbajt në Madrid në 25 tetor 2014.

Pas