Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biznesi i shëndetit, më fitimprurëset në pandemi ishin laboratorët

2021/11/14 at 8:12 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Biznesi i shëndetit, më fitimprurëset në pandemi ishin laboratorët

Me pasojat e pandemisë që filluan të ndiheshin në gjysmën e dytë të 2020-s, duke kulmuar në nëntor e dhjetor, shumë të prekur u detyruan të kuroheshin dhe testoheshin me shpenzimet e veta.


Një raport i publikuar nga shoqata “Together for Life” gjeti se, në vitin 2020 përfituan rimbursim vetëm 1,708 persona, për të cilët u shpenzuan 6.3 milionë lekë (51.3 mijë euro). Ndërsa gjatë periudhës janar-maj të vitit 2021, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor rimbursoi 5632 receta me diagnozën “COVID-19”, kundrejt një vlere prej 22.5 milionë lekësh (183 mijë euro).

Sipas fokus-grupeve të realizuara në kuadër të këtij raporti, trajtimet në shtëpi të të sëmurëve me gjendje të mesme COVID-19 arritën deri mbi 100,000 lekë (813 euro) për person.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për importet e medikamenteve tregojnë se shtesa e barnave të importuara në nëntor 2020 – prill 2021 është rreth 30 milionë euro (pa përfshirë importet e vaksinave), një pjesë e konsiderueshme e së cilës është paguar nga xhepi për kurimin e pasojave që la COVID-19 në shëndetin e popullatës. Për trajtimin e COVID-19, përshkrimin më të lartë nga mjekët e kanë pasur barnat antivirale, antibiotikët, kortizonikët, vitaminat, si dhe antikoagulantët.

“Viti 2020 ka qenë një sfidë për të gjithë industritë, përfshirë dhe sektorin mjekësor ku kompania jonë operon. Ndër sfidat kryesore mund të përmendim shtimin e papritur të kërkesës së produkteve specifike në diagnostikimin dhe trajtimin e COVID-19, për të cilat si prodhuesit, por edhe ne si distributor, nuk ishim të përgatitur për kërkesën ekstreme si në sasi, edhe në kohën për t’i përmbushur këto kërkesa”, thotë Elona Saraçi, administratore e “Evita”, sipërmarrje e cila vepron në tregun e produkteve farmaceutike e pajisjeve të laboratorëve.

Ajo shton se kërkesa për shërbimet e laboratorit ka qenë përtej së zakonshmes, veçanërisht për teste diagnostikuese për SARS‑CoV‑2, si dhe kite laboratorike për testet rutinë në ndjekjen e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Të dhënat e analizuara nga bilancet tregojnë se kompanitë më fitimprurëse në sektorin e shëndetësisë në 2020-n ishin laboratorët mjekësorë, pas shpenzimeve të larta të qytetarëve për kryerjen e tamponëve, apo të analizave të mëpasshme për të parë ecurinë e sëmundjes.

“Intermedica center”, laboratori më i madh privat në vend trefishoi fitimet në 318 milionë lekë. Edhe norma e kthimit u dyfishua nga 15% në gati 32%.

“Genius Lab”, në vitin e plotë të dytë të aktivitetit, pesëfishoi xhiron, në 535 milionë lekë, gjysma e të cilave ishin fitim (norma 50.3%).

Shoqëria “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”, me aktivitet në prodhimin, shitjen dhe tregtimin e gazrave teknike, terapeutike, rriti të ardhurat me 72%, në 1.8 miliardë lekë në 2020-n, ndërsa fitimet u katërfishuan në 251 milionë lekë (normë 13.6%). Kompania furnizoi spitalet me oksigjen, por edhe klientët privatë që e morën këtë shërbim në shtëpi.

Pjesa më e madhe e depove të mëdha farmaceutike panë një shtim dyshifror të të ardhurave në 2020-n, por fitimet e tyre nuk u rritën me të njëjtat ritme. Kjo tendencë, sipas operatorëve, u ndikua nga shtimi i shpenzimeve të tjera të lidhura me mbarëvajtjen ditore të aktivitetit, për shkak të pandemisë.

Për pjesën më të madhe të tregtuesve me shumicë të farmaceutikës, normat e fitimit u luhatën nga 4.7% në 7.2%, pa shumë ndryshime nga viti i mëparshëm.

Spitalet po u afrohen fitimeve

Tetë vjet nga lulëzimi i biznesit të spitaleve private, të gjitha vazhdojnë të raportojnë humbje të larta. Por, në 2019-2020, humbjet u reduktuan në nivele minimale, duke iu afruar pikës së kthesës. Aktiviteti i spitaleve private ishte me rritje në 2020-n, teksa rënia e shërbimeve dhe operacioneve të planifikuara, si rrjedhojë e kufizimeve të pandemisë, u kompensua muajt e fundit me shtrimet e pacientëve që u kuruan për COVID-19.

“Spitali Amerikan”, më i madhi privat në vend, raportoi të ardhura prej 6 miliardë lekësh, me një rritje prej 10.7% me bazë vjetore. Humbjet ishin në nivelin e 24 milionë lekëve (nga 22 milionë lekë vitin e mëparshëm dhe shumë më të ulëta se në 2018-n, kur ishin 168 milionë lekë.

“International Hospital” (ish-Hygeia), që në mes të vitit 2018 u ble nga “Spitali Amerikan”, raportoi në 2020-n një qarkullim vjetor prej 2.6 miliardë lekësh, me rritje prej 4.4% me bazë vjetore. Humbjet u rritën lehtë në 52 milionë lekë, por gjithsesi mbeten shumë më të ulëta se niveli i 2017-2018, kur ishin mbi 400 milionë lekë.

“Salus”, spitali i tretë më i madh në vend, raportoi 450 milionë lekë të ardhura, me rritje 4.4% me bazë vjetore në vitin 2020. Humbjet ishin rreth 32 milionë lekë, shumë më të ulëta se kulmi prej -482 milionë lekësh në vitin 2018./ Monitor

Etiketa: bizneslaboratorpandemi


Ju sugjerojmë

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, identifikohet autori i dyshuar
Aktualitet

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, identifikohet autori i dyshuar

2 Qershor, 2025 12:13 pm
Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët
Bota

Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët

2 Qershor, 2025 12:13 pm
“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
Aktualitet

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!

2 Qershor, 2025 11:56 am
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

“Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

2 Qershor, 2025 11:49 am
Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre
Aktualitet

Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre

2 Qershor, 2025 11:44 am
Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..
Aktualitet

Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..

2 Qershor, 2025 11:38 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Teatri vazhdon/ Kosova pa Kuvend 4 muaj pas zgjedhjeve, dështon seanca e 25-të

2 Qershor, 2025 11:20 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

2 Qershor, 2025 10:55 am
Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit
Aktualitet

Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit

2 Qershor, 2025 10:55 am
Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

2 Qershor, 2025 10:47 am
Para
Rama sulmon Lelin: Bashkia Vlorë kampione për shpërdorimin, lapidar abuzimi

"Nis puna në kantierin e tunelit të Llogarasë", Rama: Ju uroj të diel të qetë

Kosovë/ KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë

Kosovë/ KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë

Zgjedhjet, beteja për 21 komuna në Kosovë

Zgjedhjet, beteja për 21 komuna në Kosovë
















TE FUNDIT

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, identifikohet autori i dyshuar

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, identifikohet autori i dyshuar
2 Qershor, 2025

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 57-vjeçarit, Pjetër Kaza, krim i ndodhur në orët e para të...

Lexo më shumë

Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët

Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët
2 Qershor, 2025

Një astronaut amerikan në pension i tha Radios Evropa e Lirë se misionet e përbashkëta me Rusinë në Stacionin Ndërkombëtar...

Lexo më shumë

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
2 Qershor, 2025

Në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike për manipulim të votave përmes të ashtuquajturit “treni bullgar”, në fshatin Pekisht të...

Lexo më shumë

“Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
2 Qershor, 2025

Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Elsa Ulliri u zgjodh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com