Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Biznesi do të jetë partner”,Basha tregon prioritetet e qeverisë së re

2021/02/26 at 11:09 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Biznesi do të jetë partner”,Basha tregon prioritetet e qeverisë së re

Lideri i opozitës Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të biznesit të madh në Durrës, teksa është shprehur se pas 25 prillit qeveria si dhe politikat do të jenë në krah të biznesit.

Basha ka premtuar gjithashtu që situata e vështirë në të cilën ndodhet biznesi do të ndryshojë, teksa me qeverinë e re, biznesi do të trajtohet si partner i rëndësishëm ku shteti do ketë rol mbështetës që ekonomia të zhvillohet dhe të krijohen hapësira për punësimin e shqiptarëve në vendin e tyre dhe jo të marrin rrugën e emigracionit për të gjetur mundësi jetese.

Lulzim Basha: Kjo qeveri e ka mendjen me vjedh fondet e juaja në vend që të marrë fondet e BE-se dhe t’ju ndihmojë ju. Të garantoj që këtu ndryshimi do të jetë shumë i shpejtë sepse është interes i të tre palëve. Është interesi yt si sipërmarrës, është i padiskutueshëm e the vetë, është interesi i qytetarëve shqiptarë sepse hap vende pune dhe ul çmimin e energjisë. Është interesi po kështu i industrisë shqiptare se jo vetëm që nuk do t’i taksojmë, por do t’i ndihmojmë që të fillojmë të instalojmë panelet diellore dhe të ndërthurim prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore me prodhimin e energjisë dhe furnizimin me rrjetin energjetik. Është leverdia e shtetit qoftë sa i përket shitjes së energjisë që prodhon vetë shteti, qoftë sa i përket eksportit. Pra, në qoftë se ka një fushë ku realisht fitojmë të gjithë pa përjashtim dhe kjo fushë dhe kjo është arsyeja pse e kemi vendosur në planin tonë të energjisë si prioritetin numër një dhe do të keni mbështetje të plotë çfarëdo vështirësish të keni kaluar. 2 muaj deri në 25 Prill mos u dorëzoni.

Sipërmarrësi: Do mbijetojmë.
Lulzim Basha: Të garantoj që në qoftë se ke arritur sa ke arritur deri tani pa asnjë ndihmë nga shteti madje me shtetin kundër, që ngriheni në mëngjes e shkoni në darkë në shtëpi vetëm duke u marrë me shtetin, me inspektorët e shtetit imagjinoni se çfarë do të arrijmë bashkë kur të më kesh në krah, mua, qeverinë e re që do dalë pas 25 Prillit dhe gjithë politikat dhe gjithë planet që kemi shpallur publikisht. Imagjinoni se çfarë do të arrijmë bashkë. Ti si sipërmarrës dhe pastaj kjo do plotësojë edhe misioni tonë se misioni jonë ka të bëjë me njerëzit. Nuk do jemi ortakë do jemi aleatë për të ndihmuar njerëzit, për të përfituar shqiptarët, për të fituar Shqipëria. Po për këtë gjë e para që duhet të ndodhë është ndryshimi me 25 prill dhe këtë do ta ndjeni në çdo aspekt të veprimtarisë suaj, të bilancit tuaj, të mbështetjes që do të keni. Nuk do t’i shikoni asnjëherë zyrtarët e shtetit t’ju vijnë t’ju shohin nga xhepat e nga duart. Po i patë do t’i shikoni për të ardh për t’ju ndihmuar dhe do të keni minimumi ndihmën që jep sot rajoni, po të garantoj edhe më shumë sepse është një nga fushat që ne e konsiderojmë prioritete mos them njësoj si turizmi për të nxitur prodhimin, për të nxitur punësimin dhe për të nxitur rritjen e rrogave kjo është një fushë që mund të punësoje 10-tra mijëra shqiptarë me rroga 2-3 fish rrogën minimale. Jam i saktë apo jo?

Sipërmarrësi: Pa diskutim, shumë preciz.
Lulzim Basha: Kështu që për këtë na duhet të bashkohemi ngushtë si aleatë, ju nga roli juaj si biznes, ne nga roli jonë si qeveri. Ti japim fund ngecjes në vend numëro apo pengesave të shumta që ju ka bërë deri më sot politikat e gabuara të kësaj qeverie dhe në 25 prill të sjellim ndryshimin edhe për këtë sektor.

Sipërmarrësi: Shpresojmë. Faleminderit.
Lulzim Basha: E kemi dhe ne energjinë . Kështu e kemi si energji diellore. Edhe vullnetin, edhe vendosmërinë për ti bërë realitet ato angazhime që kemi marrë në planin tonë për energjetikën./Opinion.al

Etiketa: bashapremtimedurresqeveri

Ju sugjerojmë

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin
Politikë

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin

8 Janar, 2026 12:45 pm
Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras

8 Janar, 2026 12:42 pm
Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës
Aktualitet

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

8 Janar, 2026 12:20 pm
Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët
Aktualitet

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

8 Janar, 2026 12:17 pm
Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës
Aktualitet

Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës

8 Janar, 2026 12:11 pm
Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues
Kronikë

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues

8 Janar, 2026 12:04 pm
Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
Bota

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

8 Janar, 2026 10:10 am
Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
Aktualitet

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

8 Janar, 2026 9:35 am
Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
Aktualitet

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

8 Janar, 2026 9:15 am
Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

8 Janar, 2026 9:10 am
Para
Organizoi ceremoni mortore, gjobë 1 milion lekë për pronaren e lokalit

Organizoi ceremoni mortore, gjobë 1 milion lekë për pronaren e lokalit

U dëmtuan nga tërmeti, lista me 28 pallatet që do të shemben në Tiranë

U dëmtuan nga tërmeti, lista me 28 pallatet që do të shemben në Tiranë

Falsifikoi dokumenta, GJKKO shpall vendimin për Dacin më 8 mars

TE FUNDIT

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin
8 Janar, 2026

Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se edhe sot nuk është zhvilluar mbledhja, me qëllim shqyrtimin e...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras
8 Janar, 2026

Autoritetet civile në Fier kanë shpallur evakuim të menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Ferras, për shkak të rrezikut të...

Lexo më shumë

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës
8 Janar, 2026

Autoritetet kanë shpallur evakuim të menjëhershëm për banorët e Bashkisë Durrës, konkretisht në Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri,...

Lexo më shumë

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët
8 Janar, 2026

Klodian Braho ka mbajtur sot mbledhjen e parë si drejtues i SPAK me gjithë trupën e prokurorëve. Gjatë mbledhjes, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com