Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bizneset shqiptare po investojnë jashtë, investimet e huaja bien me 20%

2020/06/11 at 8:25 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bizneset shqiptare po investojnë jashtë, investimet e huaja bien me 20%

Shqipëria do të përballet shumë shpejt me një emergjencë, teksa investimet e huaja janë në rënie, si rrjedhojë e mbarimit të TAP dhe krizës së Covid-19, në një kohë që sipërmarrësit shqiptare po preferojnë që të investojnë fondet e tyre të lira jashtë vendit. Në tre muajt e parë të 2019-s, sipërmarrjet shqiptare investuan 12 milionë euro jashtë.


Banka e Shqipërisë raportoi në bilancin e pagesave të tremujorit të parë 2020 se investimet direkte (neto) ishin 214 milionë euro ndaj 285 milionë euro në një vit më parë. Rënia është gati 25%.

Kjo ecuri, sipas bankës, reflekton së bashku, nivelin më të ulët të flukseve hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte dhe zgjerimin e pjesëmarrjeve në investime direkte jashtë.

Zotërimet tona jashtë – mjetet financiare në formën e investimeve direkte jashtë, u zgjeruan me 12 milionë euro, nga një fluks negativ neto prej 1.2 milionë euro në 2019, tha banka.

Ndërsa investimet e huaja direkte neto ishin 227 milionë euro, me një tkurrje prej gati 20% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (Në total, Investimet e huaja direkte kanë regjistruar fluks kapitali prej 257 milionë euro, dhe në të njëjtën kohë marrëdhëniet e borxhit mes kompanive të lidhura derivuan një fluks negativ prej 30 milionë euro, duke i çuar investimet neto në 227 mln euro).

Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia është e përqendruar kryesisht në sektorin e energjitikës ku investimet në projektet kryesore janë drejt fazës finale të realizimit. Nga ana tjetër, vijon përqendrimi i investimeve në sektorin e hidrokarbureve të cilat kanë ndjekur trendin rritës.

Ky është niveli më i ulët i investimeve të huaja direkte, që prej tremujorit të dytë 2018.

Pritshmëria e investimeve të huaja

Për rreth katër vjet, Investimet e Huaja Direkte kanë qëndruar në nivele të larta, për shkak të dy projekteve të mëdha në energjetikë, punimet për hidrocentralin në lumin Devoll nga Statkraft dhe gazsjellësi TAP. Së bashku, të dy investimet llogariten në rreth 2 miliardë euro, nga të cilat 1.5 miliardë euro janë për gazsjellësin TAP, sipas burimeve zyrtare.

Tashmë të dy këto investime janë drejt fundit, ndërkohë që kriza e Covid-19 pritet që të ulë interesin e investitorëve, të paktën në një të ardhme afatshkurtër.

Edhe kompanitë hidrokarbure, që nxitën investimet në tremujorin e parë janë në krizë, teksa ato u detyruan të ndalnin për herë të parë prodhimin gjatë muajit prill.

Investimet e bizneseve shqiptare jashtë

Bizneset shqiptare po hedhin sytë jashtë për investime, kryesisht në rajon. Maqedonia ka qezultuar tërheqëse për ta për shkka të zonave të lira, lehtësive fiskale, rregullave të qëndrueshme, si dhe një politike agresive  të qeverisë maqedonase për tërheqjen e investimeve të huaja.

Kompania Sagen ka nisur investimin në Maqedoni për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë ilaçe. Grupi Balfin është përqendruar në investime në pasuritë e paluajtshme, në zhvillimin e një zone shumëfunksionale në periferi të Shkupit. Kompania AGNA ka plane për prodhimin e një fabrike biskotash, më e madhja në Ballkan./ monitor.al



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 7:23 am
Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
-U tha në Opinion

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

3 Nëntor, 2025 10:44 pm
Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
-U tha në Opinion

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

3 Nëntor, 2025 10:39 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

3 Nëntor, 2025 10:26 pm
Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita
Aktualitet

Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita

3 Nëntor, 2025 9:24 pm
Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare
Aktualitet

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

3 Nëntor, 2025 8:18 pm
Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet
Bota

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet

3 Nëntor, 2025 8:16 pm
Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

3 Nëntor, 2025 7:05 pm
Para
Pyeti nëse mund të blinte me euro lodër, policia vë nën hetim 8-vjeçarin

Pyeti nëse mund të blinte me euro lodër, policia vë nën hetim 8-vjeçarin

Reforma, Gjiknuri: Propozimet e kthejnë qeverinë në gjysmë teknike

Zgjedhorja/Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit, sistemi mbetet pezull

Qyteti që nuk fle kurrë, lehtëson masat e izolimit

Mbi 2 milionë persona të infektuar me Covid-19 në SHBA
















TE FUNDIT

Horoskopi, 4 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
4 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje sot. Faturat duhet të paguhen çekët ose kontratat të ekzekutohen. Lehtësimi...

Lexo më shumë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
3 Nëntor, 2025

Analisiti Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Rion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, për analistin Baton Haxhiu...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkikut të Tiranës është duke u diskutuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com