Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bizneset kundër taksës në Rrugën e Kombit. Demokratët në mbështetje: Taksa fut në kolaps shkëmbimet tregtare

2016/09/02 at 10:08 PM
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bizneset kundër taksës në Rrugën e Kombit. Demokratët në mbështetje: Taksa fut në kolaps shkëmbimet tregtare

Shoqatat e biznesit deklarohen kundër aplikimit të taksës në Rrugën e Kombit.

Shoqata “Biznesi për Biznesin” organizoi sot takimin me fokus “Unifikimin e Qëndrimit për Taksën në Rrugën e Kombit, me mbështetjen e Kryetarëve të Bashkive Kukës, Has, Tropojë, përfaqësuesve të avokatit të popullit dhe deputetëve të zonës.

Në këtë takim, pas diskutimeve të shumta pjesëmarrësit dolën me një qëndrimin të përbashkët kundër aplikimit të kësaj takse, për arsyet e mëposhtme:
1- Ndërtimi i Rrugës së Kombit është bërë me fonde publike, jo me koncesion.
2- Mirëmbajtja e rrugëve paguhet si akcizë në çdo litër karburant.
3- Kjo taksë nuk përputhet me Strategjinë Kombëtare të Turizmit dhe shkakton humbje financiare për buxhetin e shtetit.
4- Rajoni i Kukësit nuk ka një rrugë tjetër alternative që e lidh me pjesën tjetër të vendit.

“Për këto arsye, Ne i drejtohemi Qeverisë Shqiptare që ta konsiderojë kërkesën tonë për anulimin e taksës dhe do të presim reagimin e saj në një afat 10 ditor, përpara se bashkërisht të ndërmarrim hapa të tjerë të reagimit publik, mbyllje të bizneseve, protesta deri në mosbindje civile”, thuhet në njoftimin për aktivitetin.

Kjo kërkesë do t’i drejtohet Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama; Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj; Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta; Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi; Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka.

Në takim, në mbështetje të shoqatës doli edhe deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj, sipas së cilës, kjo taksë e fut në kolaps shkëmbimin tregtar, komunikimin ndërsektorial të Shqipërisë me Kosovën.

“Nga ana tjetër, Veriun e izolon edhe më tej dhe mbyll edhe më shumë ato pak hapësira për tregti e punësim.Është demagogji krejt manipuluese, se taksa kaq e lartë i duhet mirëmajtjes së rrugës.
Në fakt i duhet kësaj qeverie dhe kryeministrit, të rrjepë edhe më shumë nga mundi e sakrifica e shqiptarëve. Bashkë me kolegët e tjerë të Opozitës, vecanerisht të zonave të veriut, do jemi bashkë me ju, barrikadë në parlament e kudo për këtë kauzë sa ekonomike aq edhe politike e patriotike”-tha deputetja.

Etiketa: biznesetrruga e kombittaksa

Ju sugjerojmë

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
Aktualitet

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

15 Korrik, 2025 8:42 am
Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

15 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:18 am
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme
Aktualitet

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

14 Korrik, 2025 5:17 pm
Para
Ja personi që vrau efektivin e FNSH-së, Ardian Kodra

Ja personi që vrau efektivin e FNSH-së, Ardian Kodra

Eneda Tarifa realizon fotosesionin për Eurovizion

Flet Eneda Tarifa: Më hoqën nga "Portokalli", por kam projekt tjetër

Sezoni i ri televiziv, ja çfarë do të shihni në Tv Klan

Sezoni i ri televiziv, ja çfarë do të shihni në Tv Klan

Please login to join discussion

TE FUNDIT

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve
15 Korrik, 2025

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ndaloi përkohësisht vendimin e Qeverisë amerikane për t’iu hequr statusin e mbrojtjes së përkohshme...

Lexo më shumë

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
15 Korrik, 2025

Gjirokastra feston sot 20-vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Në këtë ditë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga qyteti i...

Lexo më shumë

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?
15 Korrik, 2025

Kievi dhe Odesa janë nën sulmet më masive ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Moska po sulmon me...

Lexo më shumë

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
15 Korrik, 2025

Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com