Tregu i kriptomonedhave në botë po zgjerohet çdo ditë e më shumë si një formë investimi.
Mediat e huaja raportojnë se Bitcoin ka ‘fluturuar” dhe ka shkuar drejt një rekord të ri ku çmimi arriti rreth 67,000 dollarë për herë të parë.
Vlera totale e kriptomonedhave në tregjet financiare ka arritur së fundmi shifrën e 3 trilionë Dollarëve.
Inflacioni në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe rënia e stoqeve ka bërë që njerëzit të investojnë në kriptomonedha dhe flori si një formë që ata e konsiderojnë të sigurt për të investuar./Opinion.al