Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bislimi: Ka pasur kërkesa nga shtetet anëtare të BE-së që Kosova të bëjë koncesione shtesë

2024/06/19 at 12:05 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bislimi akuzon Serbinë për “krijim artificial të tensioneve”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ka pasur kërkesa për koncesione shtesë, që kanë shkuar përtej masave ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës vitin e kaluar.

“Por, natyrisht Kosova nuk ka pranuar të shantazhohet në këtë drejtim”, tha Bislimi gjatë një raportimi para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane.

Sipas tij, kërkesa të tilla, të cilat siç tha ai janë bërë në vazhdimësi nga shtetet anëtare, por jo direkt nga Brukseli, tregojnë se Kosova ka pasur më së paku faj për vendosjen e këtyre masave.

Deklarata e Bislimit vjen pasi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka dorëzuar një raport te shtetet anëtare të BE-së. Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se në këtë raport, Borrell ka rekomanduar heqjen e masave ndëshkuese.

Gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, Bislimi tha se shtetet anëtare të bllokut evropian e kanë pasur të qartë se vendosja e masave ndëshkuse ndaj Kosovës ka qenë “e padrejtë”.

Sipas tij, brenda BE-së ka shtetet që mendojnë se mënyra se si janë vendosur këto masa ndëshkuese ka qenë shkelje e procedurave ligjore brenda BE-së, “dhe ka të tillë të cilët kanë iniciuar kërkesa brenda Komisionit Evropian për të verifikuar ligjshmërinë”.

“Për shembull një ekspert shqiptar në Gjermani i cili është duke shkëmbyer mesazhe dhe shkresa me KE-më për të parë a është e shëndosh baza ligjore mbi të cilën janë marrë këto vendime”, tha Bislimi.

Bislimi, i cili është edhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, tha se masat u vendosën për shkak të trazirave të majit në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

“Arsyeja pse Kosovës i janë vendosur masat lidhen me 26 dhe 29 maj për të cilat është thënë shumë herë se dihet origjina e këtyre trazirave. Origjina e këtyre trazirave është në Beograd, por duke qenë se ato kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, masat janë vendosur për Kosovën. Masat janë joproporcionale. Nga Kosova kërkohet diçka e cila nuk kontribuon asgjë në deeskalim, për shembull në një kohë kur protestojnë në Zveçan, kërkesa e BE-së ishte që të zhvendoset kryetari i Komunës në Leposaviq. Nuk kishte kurrfarë ndërlidhje mes kërkesës dhe eskalimit në terren. Çka është më e rëndësishme, masat kanë qenë të përkohshme dhe të kthyeshme pas deeskalimit”, tha ai.

Bislimi shtoi se edhe pse Kosova, së bashku me Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, kanë konstatuar se situata në veri është e qetë, BE-ja “ka hezituar të heqë masat”.

“Madje ka pasur ide që ato të zbatohen në mënyrë graduale, apo të tërhiqen në mënyrë graduale me idenë që mbase masat të përdoren që të nxirren kompromise të tjera nga Kosova, jashtë asaj nga çfarë janë vendosur masat. Por, Problemi më i madh dhe reagimi i vendeve anëtare ka qenë në momentin kur është pa një pabarazi e qasjes së BE-së kur Serbia për shkelje shumë më të mëdha nuk është përballë me masa, ndërsa Kosova veç pse e ka zbatuar ligjin dhe ka dërguar kryetarët në zyrat ku ata kanë fituar zgjedhjet, është përballur me masa”, tha ai.

Ndërkaq, për raportin e Borrellit, ku rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës do të diskutohet më 19 maj në takimin e Komitetit politik dhe të sigurisë së BE-së (PSC). Në bazë të diskutimeve do të shihet pastaj se a do të vendoset për heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, heqja e masave ndaj Kosovës mund të jetë në rend dite edhe në takimin e Këshillit për punë të jashtme, që zhvillohet në nivel ministrash më 24 qershor.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

Ndër masat e BE-së janë suspendimi i përkohësisht i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kosova, po ashtu, nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat tjera janë suspendimi i programit të fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 (Fondet e Para-Anëtarësimit).

Propozimet e dorëzuara nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimorë (WBIF) nuk janë paraqitur për shqyrtim në bordin e këtij fondi. Kontratat e reja ku autoritetet e Kosovës janë përfituese tash për tash janë të ndalura.

Kosova ka insistuar disa herë se ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave./REL

Ju sugjerojmë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili në gjyq:S’kam përdorur EncroChat
Aktualitet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili në gjyq:S’kam përdorur EncroChat

28 Maj, 2025 11:09 am
Ekonomia në ritme pozitive, Sejko: PBB u rrit 4% në 2024, inflacioni mbetet 2%
Aktualitet

Ekonomia në ritme pozitive, Sejko: PBB u rrit 4% në 2024, inflacioni mbetet 2%

28 Maj, 2025 11:08 am
Sejko: Politikat industriale, të jenë të harmonizuara me procesin e integrimit në BE
Aktualitet

Sejko: Politikat industriale, të jenë të harmonizuara me procesin e integrimit në BE

28 Maj, 2025 11:02 am
Parlamenti Europian vlerëson fitoren e Ramës
Aktualitet

Parlamenti Europian vlerëson fitoren e Ramës

28 Maj, 2025 10:56 am
“Trump, je tradhtar”/ Pezullimi i vizave studentore, shpërthejnë protestat në SHBA
Bota

“Trump, je tradhtar”/ Pezullimi i vizave studentore, shpërthejnë protestat në SHBA

28 Maj, 2025 10:50 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 24-vjeçari në Burrel

28 Maj, 2025 10:29 am
Thatësira ekstreme, zjarre dhe…OBM: Rekorde nxehtësie 5 vitet e ardhshme
Bota

Thatësira ekstreme, zjarre dhe…OBM: Rekorde nxehtësie 5 vitet e ardhshme

28 Maj, 2025 10:25 am
Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Marco Alberti: Meritë e Shqipërisë!
Aktualitet

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Marco Alberti: Meritë e Shqipërisë!

28 Maj, 2025 10:15 am
Turi Çiklistik i Shqipërisë,sot etapa e III/Qytetet e rrugët ku bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Turi Çiklistik i Shqipërisë,sot etapa e III/Qytetet e rrugët ku bllokohet qarkullimi

28 Maj, 2025 10:09 am
Trump: Putini “po luan me zjarrin” pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë
Bota

Trump: Putini “po luan me zjarrin” pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë

28 Maj, 2025 10:06 am
Para
“Zotohen për mbështetje të plotë”, Rusia dhe Kina nënshkruajnë paktin për ndihmë reciproke në rast sulmi   

“Zotohen për mbështetje të plotë”, Rusia dhe Kina nënshkruajnë paktin për ndihmë reciproke në rast sulmi   

Bardhi takohet me drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan: Po pengohet realizimit në kohë i Reformës Zgjedhore

Bardhi takohet me drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan: Po pengohet realizimit në kohë i Reformës Zgjedhore

Ndaloi turistet gjermane për shkelje dhe më pas u kërkoi Instagramin, pezullohet nga puna efektivi i rrugores në Lezhë

Ndaloi turistet gjermane për shkelje dhe më pas u kërkoi Instagramin, pezullohet nga puna efektivi i rrugores në Lezhë

TE FUNDIT

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili në gjyq:S’kam përdorur EncroChat

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili në gjyq:S’kam përdorur EncroChat
28 Maj, 2025

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm po zhvillohet procesi ndaj të pandehurit Festim Bexhdilit, i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen...

Lexo më shumë

Ekonomia në ritme pozitive, Sejko: PBB u rrit 4% në 2024, inflacioni mbetet 2%

Ekonomia në ritme pozitive, Sejko: PBB u rrit 4% në 2024, inflacioni mbetet 2%
28 Maj, 2025

Në raportin e tranzicionit të BERZH 2024-2025, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur pozitiv për ekonominë shqiptare...

Lexo më shumë

Sejko: Politikat industriale, të jenë të harmonizuara me procesin e integrimit në BE

Sejko: Politikat industriale, të jenë të harmonizuara me procesin e integrimit në BE
28 Maj, 2025

Banka e Shqipërisë po prezanton raportin e tranzicionit të BERZH. Gjatë prezantimit të këtij raporti, guvernatori i BSH Gent Sejko...

Lexo më shumë

Parlamenti Europian vlerëson fitoren e Ramës

Parlamenti Europian vlerëson fitoren e Ramës
28 Maj, 2025

Në një takim të Këshillit Atlantik në Shtetet e Bashkuara, kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, solli si shembull fushatën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com