Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bisedimet Kotzias-Bushati/ Kodheli: E pamundur që kontradiktat e vjetra të zgjidhen për tre ditë

2017/11/13 at 10:17 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarret pushtojnë Shqipërinë, reagon Kodheli: Janë të qëllimshëm

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar, Mimi Kodheli ka komentuar bisedimet Shqipëri-Greqi, të zhvilluara këtë fundjavë në Kretë mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.


Kodheli vlerësoi dialogun, duke u shprehur se vjen në një moment kyç, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve tashmë kanë pësuar një ndryshim pozitiv.

“Këtë herë besoj që kemi zhvillime shumë më tepër pozitive se bisedimet e të gjithë viteve të marra së bashku, sidomos e periudhës pas viteve ‘90”, tha Kodheli për Tv Scan.

Deputetja e PS, e informuar nga bisedat me ministrin Bushati, zbuloi se tashmë është shumë pranë firmosja e një traktati partneriteti strategjik me vendin fqinj.

“Jam e bindur që dinamika do të na çojë drejt një traktati partneriteti strategjik, i nevojshëm për Shqipërinë aq sa edhe për Greqinë. Duhet të ecim në këtë rrugë duke shpresuar të heqim ligjin e luftës, por të heqim edhe probleme të tjera që na prekin, si kufiri detar. Probleme që sot duken si të pazgjidhshme, por në fakt nuk janë”, tha ajo.

Ish-ministrja e Mbrojtjes ka komentuar më gjerë mbi tematikën e ligjit të luftës, akt të cilin ajo e quajti të pamerituar nga Shqipëria dhe se nuk reflekton marrëdhëniet e sotme.

“Ligji i luftës nuk na ka penguar të emigrojmë, të kalojmë pushimet në fqinjin jugor, apo i ka penguar grekët të vijnë tek ne, por heqja e tij është një çlirim për këdo të interesuar në mbarëvajtjen e punëve mes dy shteteve. Është dhënia e një të drejte, pasi jemi një vend që historikisht nuk është thënë të kemi pushtuar njeri apo të kemi treguar agresiv ndaj fqinjëve tanë. Nuk e kemi merituar asnjëherë vendosjen e një ligji lufte”, tha Kodheli.

E pyetur nëse diçka e tillë mund të arrihet së shpejti, Kodheli u shpreh se kjo është një problematikë e nxehtë, e cila merr burim ndër vite.

“Është e pamundur që problematika të ardhura nga thellësia e viteve dhe dekadave të mund të zgjidhen nga një vizitë 3-ditore”, shtoi Kodheli.

 

Etiketa: bisedimetbushatigreqiaKodheli


Ju sugjerojmë

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

20 Shtator, 2025 8:55 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025 8:22 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20 Shtator, 2025 8:01 am
Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Mandati/ Flet kryebashkiaku i Mallakastrës: Çfarë ndodhi në Itali në vitin 1995

Mandati/ Flet kryebashkiaku i Mallakastrës: Çfarë ndodhi në Itali në vitin 1995

Dështimi historik i Italisë/ 4 herë kampionë, axurrët mbeten jashtë botërorit

‘Një universitet publik ka punësuar gjithë farefisin’, çfarë investigimi të frikshëm po paralajmëron Saimir Kodra

'Një universitet publik ka punësuar gjithë farefisin', çfarë investigimi të frikshëm po paralajmëron Saimir Kodra
















TE FUNDIT

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
20 Shtator, 2025

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion kryesor mesdhetar, duke synuar zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, sipas “Travel and Tour...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
20 Shtator, 2025

Dashi Do keni shumë dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin me të vogël do debatoni me të. Xhelozia...

Lexo më shumë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com