Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bisedat e Zaev, PD: Rama me plan për ndarjen e Kosovës

2019/07/10 at 11:55 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bisedat e Zaev, PD: Rama me plan për ndarjen e Kosovës

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, të cilët përmes telefonit i janë prezantuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Një gjë e tillë, bëri bujë në Shkup pasi Zaev në bisedë dëgjohet duke folur për gjëra të konsideruara si sekrete shtetërore për çka ka reaguar ashpër opozita maqedonase.

Në bisedën telefonike flitet edhe për çështje si Marrëveshja e Prespës, raportet me Rusinë, BE-në e NATO-n, teksa Zaev shprehet i shqetësuar për ngjarjet midis Kosovës dhe Serbisë, për çka dëgjohet duke thënë se “ato po përpiqen të shkëmbejnë territore” duke u hamendësuar nga ana tjetër se këtu mund të ketë ndikim rus dhe duke theksuar frikën për të ardhmen e Ballkanit.

Këto biseda kanë sjellë dhe reagimin e Partisë Demokratike. “Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon dhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqes Edi Rama në fakt ky është një projekt serb që i shërben interesave serbe dhe ruse, dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës. Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mos distancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera edhe pas Samitit të Berlinit tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim”, tha ish deputeti Aldo Bumçi.

BISEDA E ZBARDHUR NE SHQIP:

Zaev: Alo

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

Poroshenko (i rremë): Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?

(Më tej gjatë bisedës “Poroshenko i rremë” e përgëzon për marrëveshjen me Greqinë, firmosjen e të cilës Zaev e konsideron si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë)

Zaev: Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare.

Unë dua që t’ju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysmë orë bisede telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën.

Unë jam shumë i shqetësuar se këto lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informuar edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkarkojë një dëm të madh Ballkanit.

Poroshenko (i rremë): Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet
Rajoni

Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet

10 Gusht, 2025 10:31 pm
Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri
Aktualitet

Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri

10 Gusht, 2025 9:50 pm
“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve
Bota

“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve

10 Gusht, 2025 9:20 pm
Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB
Bota

Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB

10 Gusht, 2025 9:00 pm
Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm
Bota

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

10 Gusht, 2025 8:35 pm
Milani në shenjën e shqiptarëve, Igli Tare mahnit me transferimet
Sport

Milani në shenjën e shqiptarëve, Igli Tare mahnit me transferimet

10 Gusht, 2025 8:22 pm
Dy boksierë japonezë humbin jetën pas dueleve në të njëjtin event sportiv
Bota

Dy boksierë japonezë humbin jetën pas dueleve në të njëjtin event sportiv

10 Gusht, 2025 7:57 pm
Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
-Shëndeti

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

10 Gusht, 2025 7:28 pm
Zjarret në vend/Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët
Aktualitet

Zjarret në vend/Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët

10 Gusht, 2025 7:08 pm
FOTO/Vrasja në Gjilan, shpallen në kërkim edhe dy djemtë e autorit të dyshuar
Rajoni

FOTO/Vrasja në Gjilan, shpallen në kërkim edhe dy djemtë e autorit të dyshuar

10 Gusht, 2025 6:44 pm
Para
Emergjencat civile, Rama paralajmëron masa ndëshkuese

Emergjencat civile, Rama paralajmëron masa ndëshkuese

Beyoncen e shoqëron Blue Ivy në premierën e “The Lion King”

Beyoncen e shoqëron Blue Ivy në premierën e "The Lion King"

Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë i është refuzuar hyrja në Kosovë

Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë i është refuzuar hyrja në Kosovë

TE FUNDIT

Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet

Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet
10 Gusht, 2025

Një krater efuziv, me pasojë një rrjedhje lave, është hapur këtë të dielë në 3 mijë metra në anën jugore...

Lexo më shumë

Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri

Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri
10 Gusht, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 67-vjeçar dhe ka proceduar penalisht djalin e tij, pasi së bashku goditën...

Lexo më shumë

“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve

“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve
10 Gusht, 2025

Një nga gazetarët e BBC-së, i cili u prezantua me identitet të rremë si emigrant për të fituar besimin e...

Lexo më shumë

Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB

Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB
10 Gusht, 2025

Ambasadorët e OKB-së kanë dënuar planet e Izraelit për të "marrë kontrollin" e Qytetit të Gazës, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com