Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland kanë zhvilluar një bisedë telefonike pas miratimit të reformës në Kuvend, falë konsensusit mes palëve politike.
“Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij iu drejtua Nuland”-mësohet t’i ketë thënë Nuland Bashës, e cila shtoi se ky sukses nuk do të kishte qene i mundur pa lidershipin e treguar nga Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën vendimtare të zonjës Nuland per arritjen e konsensusit.
Basha shprehu vleresimin e jashtezakonshem dhe mirënjohjen për Ambasadorin Donald Lu i cili ka luajtur një rol kyç ne këtë proces të gjatë, të mundimshëm dhe të vështirë.
“Sfida e ardhshme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të kërkoje po kështu një angazhim dhe mbështetje të madhe të SHBA”- tha kreu i opozitës.