Aktualitet

Biseda me Sunak, Rama: Do krijojmë një skuadër të përbashkët për të goditur emigracionin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 12/12/22 |
Opi Nion

Teksa ka folur në një aktivitet të zhvilluar këtë të hënë, ku është prezantuar Projekti i ri tregtar i Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama, zbuloi edhe detaje nga biseda me kryeministrin Rishi Sunak për çështjen e emigrantëve.

Rama tha se palët kanë rënë dakord për ngritjen e një skuadre të përbashkët ndërsa shtoi se ky ka qenë një propozim i vjetër i tij.

“Nëse Mbretëria e Bashkuar na bën ndonjë propozim për të krijuar së bashku ndonjë situatë që mund të mos i pëlqejë BE, por mund të jetë e rëndësishme për të dyja palët, ne mund të Brexit-ojmë një zonë të Porto Romanos dhe të vendosim flamurin anglez dhe të vendosim edhe gjykatën angleze që të vendosim për të gjitha konfliktet që mund të jenë midis aktorëve aty dhe shtetit shqiptar, siç është bërë në Dubai. Pra jemi të hapur për të gjitha. Dhe ku ta gjejmë edhe ku ta fusim edhe një çik më shumë në sherr Anglinë me BE. Edhe anglezët ta kuptojnë që shqiptarët janë gjëja më e mirë që mund t’ju ndodhë atyre dhe faktikisht janë gjëja më e mirë që po u ndodh edhe sot e gjithë ditën. Pavarësisht se janë disa që e duan Anglinë aq shumë sa shkojnë me varka. Ndërkohë që një deputet britanik, bënte një pyetje fantastike në një dëgjesë me ambasadorin tonë. I thotë po mirë, këta që vijnë me varka dhe paguajnë mijëra paund, pse nuk vijnë me Wizz Air me 28 euro? Dhe pyetja ishte kaq shokuese sa edhe ambasadori jonë nuk dinte më çfarë të thoshte. Dhe përgjigja është mjaft e thjeshtë, sepse në Wizz Air nuk i le njeri të futen. Kurse kanalin e çajnë pa pyetur për njeri.”

“Po kjo nuk do të thotë aspak që ne jemi dakord më këtë, përkundrazi. Së bashku me kryeministrin e Britanisë së Madhe kemi pasur një bisedë shumë produktive dhe kemi rënë dakord që të krijojmë një skuadër të përbashkët më në fund, propozim i imi i vjetër, po u desh që të fitoja 3 mandate që të fillonin të më dëgjonin tamam këta partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që ta godasim pa mëshirë këtë pjesë… Por e rëndësishme në bisedë ishte që edhe kryeministri britanik shprehu një interes shumë të madh për përfshirjen e Britanisë në zhvillimet e vendit dhe sigurisht edhe në këtë investim. Kështu që gara është e hapur nga Janari”-tha Rama./Opinion.al

Pas